Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Serxho Ramos polemizon në distancë me Murinjon

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Serxho Ramos polemizon në distancë me Murinjon
Feb 18th 2013, 16:55

ramosSerxho Ramos ka nisur një tjetër polemikë në adresë të Zhoze Murinjos, pasi nuk i ka pëlqyer fakti që ky i fundit e ka kritikuar publikisht duke e cilësuar fajtor për golin e pësuar në ndeshjen kundër Mançester Junajtid. Edhe pse mbrojtësi e pranoi vetë pas ndeshjes që kishte gabuar, atij nuk i pëlqeu fakti që kjo kritikë u bë edhe para shtypit nga ana e trajnerit.

"Stili im dhe edukata nuk më lejojnë që të tregoj me gisht një shok timin. Çdokush është i lirë të tregojë opinionin e vet, si trajneri, ashtu edhe lojtarët. Por tani duhet të qëndrojmë të bashkuar", ishte kritika e tij, duke i kujtuar Murinjos se me veprimet e tij nuk bënte asgjë tjetër veçse krijonte përçarje brenda dhomave të zhveshjes së skuadrës.

Më pas, ai polemizoi edhe rreth vendimit të gjyqtarit Paradas Romero, i cili e largoi me karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme duke i dhënë dy kartonë të verdhë brenda 44 sekondash.

"Është shumë e thjeshtë të përjashtosh Serxho Ramos. Futbolli spanjoll meriton një arbitrim më të mirë. Këtë duhet ta mendojnë mirë disa persona. Nuk mund të lihet kështu një ekip me 10 lojtarë. Kjo është shqetësuese. Në Evropianë dhe Botërorë ka mënyrë tjetër arbitrimi", tha futbollisti i kombëtares spanjolle.

Ndonëse ai penalizoi skuadrën me largimin me karton të kuq që në minutat e para, këtë radhë në mbrojtje i ka dalë zëvendëstrajneri, Aitor Karanka.

"Këto vendime të gjyqtarëve tani nuk na çuditin më. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur më parë ndaj nuk çuditemi. Ky vendim ishte i keq për ndeshjen, e cila kishte filluar shumë mirë për spektatorët", tha zëvendësi i Murinjos.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment