Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: Serbia pritet të marrë një datë për nisjen e negociatave me BE

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Serbia pritet të marrë një datë për nisjen e negociatave me BE
Feb 21st 2013, 17:49

vucic in berlin betaNdërkohë që Shqipëria ka mbetur në klasë prej thuajse katër vitesh, Serbia në prill mund të marrë një rekomandim për nisjen e kushtëzuar të negociatave për anëtarësim në BE.

Lajmin e bën të ditur Balkan Insight, referuar dy burimeve të pavarur.

Data e kushtëzuar duket se do detyrojë Serbinë të arrijë një marrëveshje me Kosovën për çështjen e institucioneve të financuara nga Serbia në veri.

Të mërkurën, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi u takua me homologun serb, Ivica Daçiç, pa arritur një marrëveshje, por duke deklaruar se do të vazhdojnë bisedimet.

Kosova kërkon që Serbia të largojë strukturat paralele, kurse Serbia kërkon një autonomi më të madhe për zonat e populluara nga serbët në veri.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment