Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: Sandri zbulon arsyet pse Doktori është i mërzitur me Konventën e socialistëve

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Sandri zbulon arsyet pse Doktori është i mërzitur me Konventën e socialistëve
Feb 25th 2013, 19:26

Sandri dëgjoi dy ditë rresht deklaratat e Doktorit për Konventën e socialistëve dhe u çudit shumë. Nga deklaratat e Doktorit dukeshin qartë dy gjëra: E para, që Doktori ishte mërzitur shumë nga Konventa, dhe e dyta, që Doktori i donte doemos dhe socialistët të mërzitur nga konventa.

Duke qenë se nuk kishte qenë në Shqipëri dhe nuk e kishte parë Konventën, thirri Fevzon për kafe t'ia shpjegonte.

-Ore, pse është mërzitur Doktori me këtë Konventën o burrë, i tha Sandri, se pashë pak deklaratat dhe dukej i mërzitur.

-Po kot o burrë, pse është mërzitur. E ka me mua pse i shkova Ramës për darkë me Luis Ajalën, meqë ishte zgjedhur zëvendëspresident i Internacionales. Po dhe Rama e teproi o burrë se mbajti gjys ore fjalim për mua aty, jo nuk do jem në paradhomën e kryeministrit të ardhshëm, jo nuk do kemi më llogore për mediat. Ti e di si nxehet ai po të respektoi pala tjetër.

-Nga kjo qenka mërzitë d.m.th? Thashë se mos u mërzit nga programi i PS. Thashë dhe unë ç'ne ky të mërzitet nga programi se ai as programin e PD-së nuk ka nerva ta lexojë, jo të PS.

-Po jo o burrë se e kishte me mua pse më respektoi Rama. Takova dhe Luis Ajalën aty. Më mbante mend nga viti 2003 kur kishte ardhur atëherë në kongresin e socialistëve, tek Nano. Sa më pa, më foli. Të mbaj mend, më tha. Më vjen mirë që ke mbetur socialist prej dhjetë vitesh. Desha ta sqaroj, po le thashë, varja, kush merret me atë.

-Ashtu, pse, e mbante mend që ke qenë socialist ë? I madh qenka. Po tjetër, ça tha tjetër Rama? Se Doktori dukej shumë i mërzitur…

-Po ja o burrë, tha s'do bojkotojmë emisionet, do t'i përgjigjemi çdo medie kritike me ne. Ja, të enjten do vij në Opinion…

-Këtë të enjte? Mos mo burrë, ta kishim folë një herë, se s'na ka kalu ky Ridvani as ato lekët nga thesari, se kemi nja 300 mijë euro nga disa reparte ushtarake që duhet të na paguajnë. Aq do ai, na i bllokon.

-Tani i kam dhënë fjalën unë, s'e kthej dot. Po ça t'i bëj o burrë, ai më ka marrë inat mu pse ka përmend Bushati Argitën në emision. Ça faji i kam unë, për ato që thonë të tjerët?

-Nejse, vari k… Andit se analist është. Analistët kështu e kanë, janë koqe të gjithë, hanë bukën kot. Po ça të bëjmë ndonjë gjë, se ai dukej shumë i mërzitur?

-Po ja, i thuaj të na sjellë ndonjë nga PD-ja në emision, që të qetësohet situata. Javën e shkuar mora Lulin. Për fat mbeti Batoni në Milano me Belleair, dhe filloi presionin mbi Lulin, ç'e ke këtë avion plehrë, ç'e ke këtë monopol, dhe Luli u tremb. Kapa rastin unë, i thashë ia mbyll unë gojën Batonit, po eja në emision, dhe erdhi. Sapo pa Lulin në studio, Doktori u tërbua se e kuptoi që e kish bërë kastile dhe nisi prapë sulmin. Do të merret vesh patjetër që ne duam ta dredhim. Po ja fut kot o burrë se ne punën po bëjmë.

-Po tjetër ça u bë në Konventë, pati vërtet sherre, ça thotë Doktori, jo parti e re, jo parti e vjetër.

-Po kot o burrë ça sherre. Ja u tha që unë ju kisha ju aleatë kundër Fatos Nanos më 2005, tani kam Fatos Nanon aleat kundër jush më 2013. I futi një me mua fitojnë të gjithë, dhe kaq.

-Po mirë mo burrë, t'i themi dhe ne të bëjë dhe ky një konventë më të bukur se të Ramës. Ja bëjmë ne skenografinë, filmimin, kapim dhe noj lek.

-Nuk e ka tek skenografia o Sandër, po s'ka ça të bëjë, se nuk bën dot kongres. E ka bë që më 2005 dhe akoma s'e ka mbyllë. Tani i ka ardhë dhe Ed Selami, do dhe ai ndonjë vend në parti, Pollon dhe Rulin i ka nëpër këmbë. Ku bën dot Kongres ai? Nuk është çështje skenografie…

-E mo mirë, vari k…, thashë ça ka, pse është mërzitur. Po hë, ça thoshte Rama, mirë, mirë… I the që ne në paradhomë s'kemi pse rrimë, vijmë drejt e në dhomë po u bëre kryeministër.

-Po mo burrë, s'ka problem, u morëm vesh. Ishte dhe Ajala aty, nuk të linte të bëje muhabet. E ke socialist besnik këtë, i thoshte Edit, për mua. E mbaj mend që nga Nano. S’dija dhe çfarë t'i thosha. Kush rrinte e sqaronte atë o burrë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment