Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta Tema: Runi: Van Persi nuk është shumë i zgjuar

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Runi: Van Persi nuk është shumë i zgjuar
Feb 22nd 2013, 16:57

runiRobin Van Persi është një gjeni në fushën e lojës, por jashtë saj, sipas Uejn Runit, nuk mund të kualifikohet mes inteligjentëve. Vetë sulmuesi anglez është objekt talljesh, pasi shumëkush e cilëson atë një person jo shumë të kulturuar. Gjithsesi, ai ka zbuluar në një intervistë përkrah Xhoni Evans dhe Tom Kleverli, se viktima e preferuar e shakave të tij është pikërisht holandezi që ka partner në sulmin e Mançester Junajtid.

"Cili është viktima e shakave të mia? Më duhet të them Robin, ai nuk është mes personave më inteligjentë! Aq futbollist i mirë sa është në fushën e lojës, aq është edhe jo shumë inteligjent jashtë saj, ndaj është shumë e lehtë t'i punosh atij një rreng", ka zbuluar Runi.

Sipas Xhoni Evans, braziliani Anderson është lojtari më përtac në stërvitjen e "djajve të kuq", ndërsa mesfushori ka merituar edhe çmimin e lojtarit që vishet më keq në skuadër, përkrah Fil Xhons. "Ai do të blejë çdo gjë që ka një etiketë të shtrenjtë në të", shpjegoi Evans për Xhons, " dhe nuk është e thënë që duhet të përshtatet me gjërat e tjera që ka veshur".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment