Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Rivers zemëron hebrenjtë me batutën për Heidi Klum (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Rivers zemëron hebrenjtë me batutën për Heidi Klum (FOTO)
Feb 28th 2013, 19:50

Komediania Joan Rivers ka zemëruar hebrenjtë me batutat e saj për fustanin e modeles Heidi Klum gjatë një feste pas ndarjes së çmimeve Oscar.

"Hera e fundit kur një gjermane dukej kaq e nxehtë ishte kur ata shtynin hebrenjtë në furra," tha 79- vjeçarja duke qeshur.

Vetë ajo është hebrenje.

Batuta e saj ka sjellë reagimin e ashpër të Lidhjes Kundër Shpifjeve, një organizatë që lufton antisemitizmin.

"Nga të gjithë njerëzit, Joan Rivers duhet ta dijë më mirë se këto komente janë vulgare dhe fyese për të gjithë hebrenjtë dhe të mbijetuarit e Holokaustit, dhe në fakt për të gjithë amerikanët," tha një drejtues i organizatës.

Ata janë të zemëruar se asnjë nga prezantuesit e emisionit ku u bë deklarata, nuk reagoi për të dënuar këtë batutë të saj.

Vetë Rivers ka refuzuar që të kërkojë falje, duke thënë se humori i saj e mban çështjen e Holokaustit në ndërgjegjen publike.

"Burri im humbi shumicën e familjes së tij në Aushvic, dhe ju siguroj se gjithmonë përpiqem të kujtoj njerëzit për Holokaustin përmes humorit", tha ajo.

Burri i saj, Edgar Rosenberg, lindi në Gjermani, por u arratis në Danimarkë dhe më pas në Afrikën e Jugut që të shpëtonte nga nazistët. Ata u martuan në vitin 1965, por në vitin 1987, ai kreu vetëvrasje me overdozë.

21st Annual Elton John AIDS Foundation Academy Awards Viewing Party - Inside

2

3

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment