Pages

Friday, February 15, 2013

Gazeta Tema: Reagon Jamarbër Malltezi: Planin nuk e bëra vetëm, por me shokë!

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Reagon Jamarbër Malltezi: Planin nuk e bëra vetëm, por me shokë!
Feb 15th 2013, 17:43

Jamarbër Malltezi

Në një reagim për shtypin dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi pranon se kompania e tij ka hartuar Vlerësimin Strategjik

Mjedisor te Planit Urbanistik të Tiranës, por thekson se ai është "fryt i punës një vjeçare i mbi 80 eksperteve qe perfaqesojne ajkën e ekspertizës si dhe palcën e shqetësimit qytetar te Tiranes".

Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi

Sipas Malltezit Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) u hartua nga 5 eksperte nder me te mirët ne vend, me titujt me te larte akademike te Shqipërisë. Ky studim u publikua online per 4 muaj rrjesht ne websitin e Bashkise, dhe u konsultua me publikun ne seancat e shumta te degjesave publike te zhvilluar ane te gjitha njësite e qytetit te Tiranes. Grupi i hartimit te VSM është kompakt dhe shpreh indinjatën për paragjykimin ndaj punës se tyre kolegjiale dhe për paragjykimin e cilitdo anëtar te
nderuar te tij.
Çdo koment i bere për VSM gjate kohës se konsultimeve te parashikuar ame ligj janë pasqyruar ne variantin përfundimtar te studimit. Por,
deri tani nuk ka patur asnje asnje ankim/koment/sugjerim kundërshtues për VSM. Ata ish zv.ministra dhe ish zv.kryetare bashkie qe qahen se

Qofte Plani Rregullues dhe qofte VSM mund te mos jene perfekt, por janë absolutisht arritja me madhore për zhvillimin e ndershëm te
Tiranes ne 23 vitet e fundit. Janë fryt I një pune te përbashkët dhe duhet përshëndetur si një arritje monumentale ne fushën e planifikimit
te territorit. VSM e këtij plani është e vetmja e botuar si libër me vete me gjithë dokumentet shoqërues. Ndofta z. Lame nuk arrin te beje
dallimin mes Planit Rregullues te përgjithshëm te qytetit dhe Planeve te Detajuara Vendore për çdo njësi te qytetit qe do hartohen pas
Planit te Përgjithshëm për çdo njësi te qytetit dhe do përcaktojnë modelin e detajuar te jetesës ne çdo njësi urbane.
Ne se do te hiqen syzet partiake ne gjykim jemi te sigurte se VSM do te dukej ashtu siç është ne fakt, një dokument i vlefshëm për te mirën publike, dhe sugjerimet e sinqerta do ta benin veç me te plote.
Sinqerisht, Prof. Dr. Lirim Selfo Prof. Dr. Sulejman Sulce Prof. As. Dr. Sazan Guri Prof. As. Dr. Romeo Hanxhari Prof. As. Dr. Jamarber Malltezi

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment