Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: Rama prezanton Muçmatën në Kukës: Ky qytet s’ka pasur përfaqësues në nivelin e duhur

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Rama prezanton Muçmatën në Kukës: Ky qytet s'ka pasur përfaqësues në nivelin e duhur
Feb 26th 2013, 18:10

vexhi20mucmata1Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot Vexhi Muçmatën si kandidat për qarkun e Kukësit. Muçmata, ish- drejtues në Prokurorinë e Tiranës, tani i ka hyrë rrugës së politikës.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PS tha se Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivelin e duhur.

"Sot në Kukës 70% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike. Sot Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivel të duhur për tu përballur me sfidat e Kukësit. Sot jem krenar për PS që do ti japë Kukësit mundësinë si një forcë për rilindjen të votojë për një burrë të urtë dhe fisnik dhe djalë i i atij komuniteti. Jo një politikan llafesh për Kukësin po një kuksian i mirë për politikën. Juristi Vexhi Muçmata do të udhëheqë skuadrën tonë drejt fitores në Kukës. Jam mirënjohjes Vexhiut sepse bashkimi i tij në rrugën tonë flet qartë për nevojën qytetare për Rilindjen që duam të japim vendit", theksoi Rama.

Kurse kandidati për deputet në Qarkun e Kukësit, Vexhi Muçmata, gjatë fjalës së tij theksoi se do i shërbeje banorëve të Kukësit pa dallime partiake.

"Kam pranuar ftesën për të kandiduar si deputet në qarkun e Kukësit me qëllimin që t'ju shërbej banorëve të qarkut pa dallime partiake, me hapësirën që më siguron mandati i deputetit, jo me fjalë, por me vepra. Unë do jem derë e hapur për çdo banor të qarkut të Kukësit", theksoi Muçmata.

Por deputeti aktual i Kukësit, Asllan Dogjani, ka vazhduar rebelimin e tij.

"Në Kukës vijon e njëjta situatë, u janë bërë presione anëtarëve nga qendra, unë i kuptoj ata se kanë kontribuar dhe duan që një ditë kontributi i tyre të vlerësohet. Por do të doja që të bëheshin bashkë për të mbrojtur vlerat. Problemi që kam është se atje nuk po zbatohen rregullat dhe statuti, 250 anëtarë kanë firmosur për këtë dhe më pas këta njerëz janë marrë në telefon nga Rama dhe janë pyetur se pse kanë firmosur, duke u kërcënuar", tha Dogjani.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment