Pages

Wednesday, February 13, 2013

Gazeta Tema: Rama: Lajmi për shëndetin tim mori dhenë kot, nuk është asgjë serioze

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Rama: Lajmi për shëndetin tim mori dhenë kot, nuk është asgjë serioze
Feb 13th 2013, 16:09

(u39u)13 shkurt Rama 1_WEBKreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar edhe vetë për lajmin e një problemi me tensionin gjatë vizitës së tij në Burrel. Rama ka thënë se nuk është asgjë serioze dhe se lajmi ka qenë i deformuar.

"Ndjesë atyre që u shqetësuan nga një lajm i deformuar për shëndetin tim që mori dhenë! Asgjë serioze. Pas takimit në Burrel jam në zyrë në PS", ka thënë Rama.

Para Ramës edhe PS reagoi me një deklaratë zyrtare, ku sqaronte se nuk bëhej fjalë për asgjë serioze mbi shëndetin e kryesocialistit.

"Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim në qytetin e Burrelit. Gjatë kësaj vizite Kryetari Rama ka pasur luhatje tensioni. Mjeku i Spitalit të Burrelit, Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar.

Aktualisht Kryetari i Partisë Socialiste ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë," thuhet në njoftimin e PS.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment