Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Pse na duhet politika

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Pse na duhet politika
Feb 28th 2013, 19:14

magdalenaNga Magdalena Ramohito

Është fakt i njohur se suksesi politik i arritur nga populli ynë gjatë betejave, në periudhën kohore njëqindvjeçare, më shumë vlerësohet nga kundërshtarët se nga vetë ne. Madje edhe sot pezmatohemi kur dëgjojmë se gjaku i derdhur i mijërave bijave e bijve tanë ka shkuar dëm.

Dallimi mes suksesit të arritur në politikë nga populli ynë gjatë historisë dhe qëllimeve të kota  për të cilat është derdhur gjaku i kombit është imperativ për përcaktimin e politikës sot e në të ardhmen.

Në këtë moment historik POLITIKA PER NJE RILINDJE SHQIPTARE E PS shfaqet si një shpresë e re për të nxjerrë vendin nga kolapsi ekonomik, mjedisor, sociologjik ku ka renë në mënyrë graduale, që pas përmbysjes së një sistemi, me pretendimin se do të ngrihej prej politikës një sistem demokratik ku shteti i së drejtës i vendos qytetarët në mënyrë të barabartë përpara ligjit e çdo benefici tjetër.

Populli i duartrokiti forcat e reja politike që u krijuan me bindjen se të drejtat e tij do të përcaktoheshin nga sistemi i ri dhe do të mbroheshin me ligj me ndihmën e institucioneve përkatëse. Ndërsa sot të gjithë jemi të zhgënjyer, me përjashtim të një pjese njerëzish, të cilët janë vetë politikanë dhe një kategorie tjetër, që ka mundur të fitojë shumë pasuri duke shfrytëzuar klauzolat që ka lënë ligji ose duke e ndërtuar atë  qysh në fillim të tillë.

Në fakt ka shumë vjet që të gjithë thonë se ky vend nuk mund të bëhet e këtë e thonë profesorët, sepse kanë punuar nga pak për këtë gjë, e thonë noterët e gjyqtarët sepse përditë e kanë ushqyer këtë degradim, e thonë nëpunësit e administratës, që e shtyjnë përherë praktikën e një pune që duhet ta bëjnë në një kohë të përcaktuar, e thonë mjekët, një pjese të të cilëve humanizmi u ka humbur dhe shohin vetëm duart e pacientëve, e thonë policët sepse janë të pakënaqur nga rrogat e vogla, e thonë segmente të interesuara për të bjerrë optimizmin dhe dashurinë për këtë vend, por nuk duhet ta thotë një kryeministër as me shaka se: "ne jemi një vend pa tokë", ndërsa dihet qe vende të tjera krijojnë tokë. Nuk duhet ta thotë një politikan, ndërsa fëmijën e tij e ka dërguar ne shkollat më të mira të botës

Nuk duhet ta thotë një politikan?!

Po natyrisht një politikan nuk ka për detyrë vetëm të kërkojë që ditën e parë tipin e autos që do të përdorë dhe gjithë përfitimet që i takojnë me ligj ose jo, përkundrazi një politikan e ka për mision të bindë popullin që përfaqëson se synimi qe kemi për të ardhmen nuk duhet të jetë aventura entuziaste si gjurmët e Aleksandërit të Madh, por puna e pa lodhur dhe synimi.

Sigurisht që do të ketë kundërshtarë nga ata  që do të bëjnë rezistencë në bllok, duke e veshur me një vello parimore të stërholluar për të bindur njërës duke shfrytëzuar pakënaqësi të ndryshme në ta.

Po marr një shembull të një politikani gjerman Klaus Kinkel, jurist në profesion i cili prej 1991-1992 bëri detyrën e ministrit të drejtësisë dhe më pas 1993- 1995- 1998 Ministër i jashtëm në kabinetin KOHL-it IV dhe V. Klaus Kinkel vinte nga Partia Liberale dhe u fut në koalicion me qeverinë  KOHL.

Ajo që më shtyu të tregoj nuk është thjeshtë karriera e tij, por fakti se si populli dhe intelektualët gjerman e vlerësuan punën e tij duke përfshirë edhe mediat.

I ftuar në Studion e moderatorit të famshëm Tomas Kotshalk ai njeri me atë pamjen e tij fisnike dhe krenare (një vepër arti) iu përgjigj pyetjeve të ndryshme dhe në fund tregoi për familjen e tij. Ajo që i mahniti të gjithë ishte përgjigjja e thjeshtë se dy djemtë pas përfundimit të Universitetit punonin në studio të ndryshme private dhe paguheshin me rrogë. Pas pyetjes së Kottshalk se: i dorëzojnë paratë në shtëpi apo jo'- Ai u përgjigj se po dhe nëna e tyre u jepte pare xhepi. Në këtë moment në sallë pati një entuziazëm të madh, por nuk mbaroi këtu, nga dera përballë e studios hyn një auto Benz-Mercedes dhe habia e ministrit të jashtëm u kthye në mallëngjim kur Tomas iu drejtua: Z. Minister i Jashtëm keni një auto? dhe ai u përgjigj shkurt jo. Atëherë moderatori me i famshëm gjerman iu drejtua me gëzim publikut "es hat er verdient" "e ka merituar" disa herë rresht, ndërsa Kinkel u ngrit në këmbë i mallëngjyer besoj më tepër prej vlerësimit se dhuratës.

Ja kështu ndodh ne Gjermani e ndoshta edhe në vende ku politikanët synimet i kanë për qytetarët e jo për familjen e veten e tyre dhe fitojnë respektin e popullit e jo urrejtje.

Pasi u largua nga politika që zgjati deri 1998 Klaus Kinkel punon sot si avokat në studion e tij private.

Unë do ta bëja me kënaqësi një antitezë me politikën shqiptare, por e pashë më mirë të udhës ta lë në vlerësimin e lexuesit…

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment