Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Prokuroria austriake: Po hetojmë, por abuzimi mund të mos ketë ndodhur në Austri

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Prokuroria austriake: Po hetojmë, por abuzimi mund të mos ketë ndodhur në Austri
Feb 18th 2013, 17:23

florije-peçi-1Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin e Florije Pecit, që është abuzuar seksualisht gjatë kohës që po kurohej nga aksidenti i rëndë i Himarës, një zëdhënës i prokurorisë austriake ka folur për BIRN.

Christian Humber, zëdhënës i prokurorisë në qytetin Wels, në Austri, tha se ata kanë nisur hetimin në bashkëpunim me policinë, bazuar në kërkesën e ambasadës shqiptare.

"Ne kemi sekuestruar të gjithë dokumentacionin mjekësor të viktimës në klinikë dhe po kërkojmë për informacione, duke shpresuar se do të gjejmë ndonjë gjurmë të rëndësishme," tha Humber.

Sipas tij, hetimi ka nisur në bazë të nenit 205 të kodit penal, që mbulon abuzimet seksuale me viktima me paaftësi. Megjithatë, autoritetet austriake nuk janë të sigurta nëse abuzimi ka ndodhur kur Peci ishte në Austri.

"Informacioni i parë që kemi marrë nga ambasada në Shqipëri është se sulmi mund të ketë ndodhur nga fillimi i tetorit deri në fund. Gjatë shumicës së kësaj kohe, viktima nuk ishte në Austri, pasi u largua më 11 tetor," tha Humber.

BIRN shkruan se dyshimet se ajo mund të jetë abuzuar gjatë qëndrimit në Austri mjegullohen për shkak se anëtarët e familjes së saj ishin pranë saj gjatë kësaj periudhe, nga 4 gushti deri më 11 tetor.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment