Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: Politikani rus: S’ishte meteor, amerikanët po testonin një armë (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Politikani rus: S'ishte meteor, amerikanët po testonin një armë (VIDEO)
Feb 16th 2013, 17:07

Një politikan rus pretendon se meteori që goditi dje Rusinë, në fakt ishte një test armësh nga Amerika.

Autoritetet thonë se meteori goditi atmosferën e Tokës me një fuqi të barabartë me 30 bomba atomike si ajo që shkatërroi Hiroshimën.

Më shumë se 1200 njerëz u plagosën dhe 4 mijë godinave iu thyen xhamat.

Por politikani Vladimir Zhirinovsky, tha se ajo që ndodhi ishte një akt provokacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zhirinovsky, lider i Partisë Liberal Demokrate, të ekstremit të djathtë, tha: "Këto nuk janë meteoritë duke rënë, por janë amerikanët duke provuar një armë të re".

Nuk është hera e parë që ai bën deklarata të çuditshme. Kështu në vitin 2006 ai tha se duhet të armatosen të gjithë rusët, për të vrarë zogjtë migratorë, në mënyrë që të luftohet gripi i shpendëve.

Guvernatori i rajonit ku ra meteori përllogarit se dëmët janë rreth 33 milion dollarë. Ai tha se të gjithë xhamat e thyer do zëvendësohen brenda javës.

Temperaturat në këtë rajon janë -12 gradë në mesditë, ndaj është e nevojshme që xhamat të vihen urgjent.

Ndërkohë më poshtë një video që tregon shpërthimin sonik të meteorit.

meteori 1

politikani 2

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment