Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta Tema: Po bën efekt memoja e SHBA? Berisha e përshëndet pavarësinë e Kosovës vetëm në FB

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Po bën efekt memoja e SHBA? Berisha e përshëndet pavarësinë e Kosovës vetëm në FB
Feb 17th 2013, 16:12

Sali-Berisha-në-FacebookNdërkohë që nuk ka lënë aktivitet të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës pa vizituar, kryeministri Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte në Kosovë për pesëvjetorin e Pavarësisë, por u mjaftua me një mesazh në Facebook.

Berisha, që ka qenë në Kosovë për të bërë aktivitete gjigande edhe për një abetare, u shkroi fansave të tij në Facebook se Kosova është faktor stabiliteti në rajon.

Qëndrimi i tij vjen pasi është bërë publike një memo e SHBA, ku ai kërcënohet hapur që të mos mbajë qëndrime nacionaliste.

Në krahun tjetër, në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka nisur të përdorë retorikën nacionaliste, por ka qenë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga që ka ulur tonet e bashkimit kombëtar.

"Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Çlirimi i Kosovës është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditet e sotme. Në këtë 5 vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijeëa e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për tu bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës.

Sot, ne shqiptarët shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavaresinë e saj. Një përshëndetje vllazërore le t’iu dërgojmë në këtë rast të gjithe qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon," shkruan Berisha në FB.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment