Pages

Wednesday, February 27, 2013

Gazeta Tema: Plani Basha-Malltezi zhduk fushat sportive brenda kryeqytetit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Plani Basha-Malltezi zhduk fushat sportive brenda kryeqytetit
Feb 27th 2013, 17:22

Plani-Intensiteti-WEB-300x158Kryebashkiaku Lulzim Basha vazhdon që të heshtë në lidhje me shqetësimet që janë ngritur se plani urbanistik i Tiranës zhduk hapësirat e gjelbra.

Anëtari i grupit të punës për programin në PS, Artan Lame, tha se plani do të zhdukë fushat sportive brenda kryeqytetit.

"Ditët kalojnë, po mbushet muaji, por ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete, për pyetjet konkrete, mbi çështje konkrete, të bëra nga ne rreth të Planit të posa-miratuar Basha-Malltezi për Tiranën.

Edhe sot dëshiroj t'ju përgjigjem me trishtim kontakteve dhe shqetësimeve të qytetarëve, për zona të ndjeshme të qytetit.

1. Lulishtja para Bibliotekës Kombëtare. (2/41).

Nën-njësi e Përzier (Mikse) Banim, Shërbime Publike dhe Përdorim i veçantë për qëllime fetare.

Lartësia e propozuar për strukturat e kategorisë banim është 9 kate.

Koeficienti i shfrytëzimit të tokës për banim, 50-70% (f. 112).

2. Zona e gjelbër tek SHQU, dhe Fusha e Zezë prapa Hotel Dajtit. (2/39).

Banim, Shërbime Publike, Monument kulture dhe qëllime fetare.

Lartësia e propozuar për strukturat banim është 9 kate.

Koeficienti i shfrytëzimit të tokës për banim, 50-70% (f. 110).

3. Fusha e Sportit prapa Stadiumit Qemal Stafa. (2/12).

Nën-njësi e përzier Banim dhe Shërbime Publike.

Lartësia e propozuar për banim është 9 kate (f. 84).

Me këto dy fusha, zhduken në fundmet fusha sporti brenda qytetit, ato që rëndom i kemi quajtur Fusha të zeza. Për secilën nga zonat e mësipërme dhe për të gjitha ato që kemi denoncuar deri tani, ne thjesht kemi cituar Planin e sapo-miratuar. Bashkia le të nxjerrë një hartë të vetme, një rresht të vetëm nga po ky Plan, ku thuhet se ato do të mbeten lulishte.

Vazhdojmë të ftojmë këdo nga ekipi Basha-Malltezi, të ulemi në një tryezë publike në çfarëdo televizioni të duan, për të debatuar për të gjitha denoncimet e bëra me përgjegjësi të plotë prej nesh," tha Lame.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment