Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: Përse po heshtin njerëzit e naftës në Shqipëri?

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Përse po heshtin njerëzit e naftës në Shqipëri?
Feb 25th 2013, 19:20

nafta-vinci-300x225Nga ing. Ahmet Çollaku

Nafta përben aktualisht interesin me te madh te superfuqive te botes, ketë radhe përplasja midis tyre edhe pse krahasimisht shume e vogel, behet ne Shqipëri. -Sipas shtypit-
Te gjithë jemi dëshmitare te shkatërrimeve dhe vjedhjeve te naftës tone. Po, cila është arsyeja,qe te gjithë, me punëtore, specialiste, shkencëtare, pedagoge heshtin?! I gozhdon frika apo skleroza? Ku ka humbje pasurie kombëtare me shume, gjate Luftës se Dyte Botërore, apo tani? Kjo e tanishmja, vjedhja e naftës tone, ia kalon disa here asaj te luftës se fundit.
Kush duhen te jene ne barrikada për te mbrojtur naftën tone? Pa dyshim se pari naftëtarët! Po çuditërisht, te gjithë këta hidrokarbure te gjalle janë ne gjumë, prandaj as një drejtues shteti, partie e majte apo e djathte, apo ministrie ku përfshihet nafta, nuk merret me ta, pa le pastaj te qëmtojë punimet e tyre. Qeveria është kundër specialisteve te naftës Shqiptare. Fronti pare i luftës i gjithë pushtetarëve tone, është drejtuar kundër naftës. Ne fillim ajo shkatërroje inventarin material, me pas krijoje atë ciklon neper zyra dhe fonde për te grabitur gjithçka dhe me pas I dogji. Neper Shqipëri naftëtarët trajtohen si mbetje bitumi, mbetja e fundit qe shërben për te shtruar rrugët.
Kështu pra, ndërsa populli pret qe ata te ngrihen ne barrikada, naftëtarët fundosen divaneve duke u përpjekur te zhdukin rrudhat, te ndalojnë kohen, mjerimin, por kurrsesi ti kundërvihen këtij shteti makut qe I fali te huajit naftën tone. Te trishton dhe te ve ne mendime fakti se asnjë prej kësaj armate te madhe qe mbajti ekonomikisht një sistem diktatorial gati pesëdhjete vite nuk ngrihet te kërkojnë punën e vete. Nuk ndihet as një gjeolog me titull apo pa titull, as një profesor apo doktorë ne baze apo ne qendër, brenda Shqipërisë apo jashtë Shqipërisë, ti thoshin ndal këtij vandalizmi disa vjeçar. Reagojnë specialistet Kadri Rama, Vangjel Kici, Telo Velaj, Ramadan Perhati, Fatmir Shehu, Maksim Ruli, po te tjerët perse nuk ndihen? Me siguri kane frike. Ta besojmë dhe ta ruajmë mire Maksin ,se ai ia di gjithë hilet kësaj qeverie te fundit siç thotë vete ne ato dy intervistat shume interesante te tij, ne baze te te cilave, institucionet si Këshilli I Larte I Drejtësisë, ai I Gjykatës se Larte dhe ai I Prokurorisë, bashke me seksionet e PS, duhet te procedonin me njëherë, sepse nuk behet fjale për fasule, po behet fjale për vjedhjen e naftën tone, konvertuar ne miliarda dollarë.

Te huajit, pasi vine ne Shqipëri, lidhen me disa marioneta qe" interpretojnë" ato ligje pa kuptim, vetëm për te vjedhur punimet individuale te mirëfillte te specialisteve tanë. Meqenëse as një nuk ndihet, te lind dyshim, a është punuar vërtete ne nafte?

Nga viti 1957 deri ne vitin 2000, nga Fakulteti Gjeologji- Miniera Tirane janë diplomuar 1628 studentë për degët e naftës. Le ti shtojmë kësaj liste te diplomuarit jashtë shtetit, si dhe ata te diplomuar pas viteve 2000, ky numër behet edhe me i madh. Numri i atyre qe janë me grada shkencore, doktorë dhe profesorë sipas një libri botuar tani afër, i kalon 250. Qeveritë Shqiptare te çdo kallëpi majtiste, djathtist, evangjelistë apo ultra fashiste duhet te ishin shume krenar për ketë potencial shkencor.

Ne kishim një baze te madhe mekanike me 37 sonda shpimi, po ku janë tani? Për ketë gjë duhet te japin llogari Ruli, Prifti, Haxhinasto (edhe zv/kryeministër), po se pari vete k/ministri Shqiptare. Kush duhet te varet I pari ne litar? Dihet mire nga te gjithë se gjate punës tone disa vjeçare ne nafte u grumbulluan shume materiale faktike, fushore, kantjerale, studimore, përgjithësuese. Këto materiale, shtetet e botes I ruajnë me njeqind kyçe, kurse ne i nxjerrim rrugëve, neper tenderë apo ankande popullore ku shiten edhe gomare, patate. Tani, edhe Albpetrolin, duan ta japim dhurate se bashku me "Listen C", me atë te perspektives te nëntokës, ose thëne familjarisht, me djepin e nipërve tanë. Dhe a e dini perse e bëjnë ketë? Te marrin para për te blere votat e Shqiptareve. Pra këtu ne Shqipëri, te gjithë jemi te çmendur, sepse ecim pas një qeverie te çmendur.

Qeveria Shqiptare është lidhur me filiale te huaja, me këta ambasadore dhe këshilltare qe vine-ikin si ne një palestër sporti. Duhet te jesh shume naiv te mos e kuptosh pikësynimin e te huajve, ata I janë vërsulur nafte Shqiptare dhe perspektiven e saj. Te paret ne ketë ekip janë ata Burrat e Shtetit.

Provoni te trokisni ne zyrën e ndonjë kompanie te huaj koncensioniste qe punon ne Shqipëri, do tu hap derën? Kurrë! Informacionet dhe materialet tekniko-shkencore qe ata kane gllabëruar, kane një vlere te jashtëzakonshme, kane perspektiven e naftës Shqiptare. Mendimi shkencor privat nuk mund te konvertohet ne mendim shkencor shtetëror apo kolektiv, interpretimi nuk është si mbjelljet ne pranvere, gjykimet, interpretimet janë prona intelektuale private qe mbrohen me ligje ndërkombëtare.

Një gjeolog me thotë se te gjithë ata specialiste shqiptare qe punojnë neper kompani te huaja qe kane lidhje me naftën, shkojnë atje duke kërcyer si militante te partie ne pushtet. Është shume e lehte te kuptosh si menaxhohet vjedhja e naftës Shqiptar nga shteti ynë Shqiptare. Qeveria është një oktapod me disa krahë neper dikastere lidhur me kompanitë e huaja dhe me këta ambasadoret e shumte nga te gjithë krahët. Kurse kjo PS, bene sehir, ajo për hire te naftës duhej ta braktiste sallën e parlamentit, apo te organizonte protestat me te fuqishme se 21 Janari, po ajo mendon se e kryen ketë detyre te shenjte duke I dhëne te lexoje ne parlament disa rresht deputeti Brace(!). Turp dhe mëkat! Cfare do te bënte z.Brace apo z. Rama, sikur vetëm një dite te vetme makinat e tyre te mos furnizoheshin me karburant, mos na jepnin te huajit?! Do te shpallnin lufte botërore, do ti futeshin Berishës nga dritarja për ta mbytur. Një miku im ne Tirane, me thotë se qe te besh një proteste te vogël ne rruge me 10 veta, duhet te marrish leje ne KE. Kështu mbrohen vjedhjet ne shtetet e Evropës se Bashkuar?

Sipas një lajmi botuar ashiqare ne shtypin Shqiptare, Shqipëria është vjedhur ne pasurit e saja nga korporatat, është gënjyer nga politikanet, ambasadoret, mesazheret e paqes fetare dhe burra shteti me ane te pakteve bilaterale qe s'vlejnë as 2 qindarka pasi ne te vërtete nuk ishin ne interes te Shqipërisë por te tjerëve…
Cfare nuk është bere me naftën Shqiptare qe ka si preventive-baze te pare zbulimin e 435 milion rezerva nafte gjeologjike, te 50 e ca milion tone nafte te nxjerre, 6000 puse te shpuar? Ka me shume se 20 vite qe qeveritë Shqiptare i perzen naftëtarët ne vend qe tu beje thirrje te grumbullohen gjithë specialisteve e te gjithë fushave te naftës, me tituj e pa tituj, si atyre brenda dhe atyre jashtë, te kthehen ne vend, te bëjnë studime dhe projektime për zbulimin e naftës dhe gasit. Kush kushton me shume, studimi apo shpimi I një pusi? Pa dyshim studimi. Ka njerëz, ka materiale, le te punojmë vetëm me materialet tona shqiptare, jo me ato te kompanive te huaja. Kush ka bere rilevime te detajuara, e ka shkelur pëllëmbe për pëllëmbe ketë reliev? Gjeologet Shqiptare! A nuk fillojnë interpretimet e te gjithë shkencave te tokës nga te dhënat dhe mbetjet ne sipërfaqe? Tani këta te huajit shtiren te ditur dhe te zgjuar sepse kane neper çanta materialet tona, interpretimet tona.

Çdo specialisti nafte i qanë zemra, ai do te bënte gjithçka qe punimet apo studimet te aplikoheshin. Për te realizuar ketë gjë, ka plote rruge nga ku mund te komunikohet dhe te bëhen studime te mirëfillta. Përveç rrugëve klasike dhe takimeve koke me koke apo ne auditorë, sot, nëpërmjet internetit, mund te komunikojmë dhe te shkëmbejmë informacione, mendime, te bëjmë diskutime, studime, këto mund ti përcjellim nga te katër anët e botes, pa qene nevoja te bëjmë udhëtime dhe te harxhojmë para! Ky auditorë do vetëm organizim. Neper bote ka shume specialiste Shqiptare, disa punojnë ne nafte, disa te tjerë rastësia apo situate I ka detyruar te bëjnë pune fizike te rëndomta. Ata kane vlera profesionale, kane një eksperience te madhe ne zbulimin e naftës shqiptare. Ky pezme behet shume me I dhembshëm me kalimin e kohës.. Kjo është dhembje dhe humbje për Shqipërinë tone.

Qeveria I ka harrua këta specialiste. Po edhe kështu, këta naftëtarë do te mbahen mend me shume se qeveritaret tanë, sepse nesër këta qeveritare me lakej e tyre do te flaken si pelenat e fëmije. Shkencëtaret e vërtete militojnë për populli, ata nuk kane parti. Perse ministria përkatëse, me dikasterat e saj, nuk hapin një ankete për te grumbulluar gjithë mendimet e specialisteve te naftës?

Temat qe specialistet e naftës Shqiptare kane mbajtur dhe referuar neper simpoziumet dhe konferencat botërore, janë një pasuri tjetër e madhe për te cilën ministria përkatëse nuk do ta dije. Këto tema janë vlerësuar nga te huajit, ata I kane sponsorizuar këta specialiste me mijëra dollarë për ti dëgjuar, kurse ne nuk duam ti shohim me sy. Kjo ministri le te shesë dy fuçi nafte dhe me ato leke te botoje një përmblidhe, ose te te shkruaje dy rreshta nekronologji për ata naftëtarë qe ikin përjetësisht nga kjo bote.

Gjithë kjo armate specialistesh është një pasuri e madhe. Ne nuk kemi nevoje për këta Patton Bogsit, Bankers Petroleum, Vetro Kompani, Uesley Klark, Global Option, Rodney Slater… kineze dhe indian… ne e zbulojmë vete naftën tone, sepse kemi aftësi, ne jemi një armate e madhe me një experience njëqind vjeçare. Po se pari ne duhet te heqim friken, te bëhemi barrikade dhe te votojmë për nafte Shqiptare. Vetëm qe këtej do I vije e mira vendit tone, Shqipërisë, ndryshe do te ngelemi te varfër dhe te poshtëruar për gjithmonë, skllevër qe I luten Evropës ti pranoje ne gji te saj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment