Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta Tema: Pas katër ditësh, Oscar Pistorius fiton lirinë me kusht

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Pas katër ditësh, Oscar Pistorius fiton lirinë me kusht
Feb 22nd 2013, 17:52

pistAtleti nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius, që përballet me akuzën e vrasjes së të dashurës së tij, ka fituar lirinë me kusht pas katër ditësh seanca.

Gjykatësi Desmond Nair tha se prokuroria nuk ka ofruar prova të besueshme se ai mund të arratiset nga vendi, ose që ai ka një karakter të dhunshëm.

Atleti paraolimpik i mohon akuzat për vrasje, duke thënë se ai e qëlloi Reeva Steenkamp duke menduar se ishte një hajdut që kishte hyrë në shtëpi.

Sipas BBC, seanca tjetër do të jetë më 4 qershor. Për lirimin me kusht ai ka vendosur garancinë 113 mijë dollarë.

Ai është urdhëruar që të dorëzojë pasaportën, që të mos i afrohet shtëpisë së tij në Pretoria dhe që të raportojë në polici çdo të hënë dhe të premte në mëngjes.

Megjithatë gjykatësi tha se ai e ka të vështirë që të kuptojë se pse Pistorius ka hapur zjarr në atë mënyrë.

Familja dhe mbështetësit e atletit në sallë shpërthyen në gëzim.

Xhaxhai i tij tha jashtë gjykatës se janë të çliruar tani që ai u lirua, por tha se ata janë në zi për Reeva Steenkamp dhe familjen e saj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment