Pages

Wednesday, February 13, 2013

Gazeta Tema: Opozita maqedonase vendos të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe të dorëzojë mandatet e deputetëve

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Opozita maqedonase vendos të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe të dorëzojë mandatet e deputetëve
Feb 13th 2013, 16:59

parlament_bllokimi.jpg33_873722307Opozita e bashkuar maqedonase ka vendosur sot që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe se deputetët e saj do të kthejnë mandatet e deputetëve.

Kjo u theksua sot nga nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev, i cili informoi se janë firmosur dorëheqjet e të gjithë deputetëve të LSDM dhe partive tjera opozitare dhe janë deponuar në organet partiake. "Meqë nuk ka marrëveshje me kryeministrin Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale", deklaroi Georgiev.

Ai në emër të opozitës sot në protestën e organizuar para Ministrisë së Bujqësisë ka drejtuar akuza në adresë të kryeministrit Gruevski. "Unë nuk e di se si të komentohet një deklaratë e kryeministrit, i cili në një tubim e quajti liderin e LSDM si grekomadh. Deklarimet e tij janë paradoksale. Ai po tenton Maqedoninë ta fus në një skenarë totalitarizmi. Pas ngjarjeve të 24 dhjetorit kur dhunshëm u nxorëm deputetët e opozitës, vendi ka hyrë në një jodemokraci eklatante dhe të gjitha pasojat do ti bartë pushteti aktual", theksoi nënkryetari i LSDM.

Lidhur me vizitën e zyrtarit të lartë të BE-së, Stefano Sanino, Georgiev nënvizoi se ka pasur takime me të, por të gjitha detajet e bisedave duhet të sigurohen nga zyra e BE-së në Shkup. "Ju kisha lutur nëse ju intereson di[ka, shkoni në selinë e BE-së në Shkup, për shkak se ata janë organizator të vizitës së Sanino", theksoi nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev. (INA)

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment