Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: Opozita italiane: Berlusconi po blen votat

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Opozita italiane: Berlusconi po blen votat
Feb 20th 2013, 17:42

berlaSilvio Berlusconi po përpiqet që të blejë votat në zgjedhjet e së dielës, duke u dërguar letra njerëzve me premtimin se do u zbresë taksat. Kështu pretendojnë rivalët e tij.

Sipas BBC, lideri i qendrës së majtë, Pier Luigi Bersani tha se ky është një manipulim, kurse lideri i një partie më të vogël tha se ky është krim.

Letra iu është dërguar votuesve në rajonet e lëkundura të Italisë.

Berlusconi angazhohet se do të heqë taksën jopopullore të pronës, të vendosur nga Mario Monti, si dhe do të kompensojë votuesit.

Berlusconi e ka bërë këtë premtim në fushatë, por dërgimi i letrave për votuesit ka tërbuar kundërshtarët e tij.

Një ish- prokuror që garon me një parti të majtë tha se me këtë letër, dërguar italianëve duke u premtuar para në shkëmbim të votës, Berlusconi ka kryer së paku një krim.

Taksa e pronës është 0.4 përqind e vlerës së rezidencës primare të pronarit dhe është e krahasueshme me taksa të ngjashme kudo në Europë.

Por Berlusconi thotë se shtëpia është e shenjtë dhe nuk duhet të taksohet.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment