Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta Tema: “Operacioni Puerto”, dëshmitari vdes në mënyrë misterioze një ditë para gjyqit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Operacioni Puerto", dëshmitari vdes në mënyrë misterioze një ditë para gjyqit
Feb 12th 2013, 17:14

deshmFrancisko Aguanell Neto është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, një ditë para se të shfaqej para gjykatës për të dëshmuar rreth "Operacion Puerto". Doktor Neto ishte mjeku ligjor i cili kishte vizituar Hesus Manzano, dëshmitarin kyç të këtij gjyqi të famshëm.

Ashtu siç ka bërë të ditur avokati i Manzanos, Neto është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij pasi ka pësuar një atak kardiak që e ka lënë të vdekur në vend.

Manzano, i përfshirë në proces, pritej të dilte edhe ai para gjyqit gjatë ditës së nesërme për të folur kundër doktorit Eufemiano Fuentes që drejtonte klinikën, duke e akuzuar për krime kundër shëndetit. Këto akuza janë ato që mendohet se mund të dërgojnë në burg për një periudhë më të gjatë doktorin e famshëm spanjoll.

Neto kishte vizituar ish-çiklistin në dhjetor duke konstatuar se ky i fundit kishte probleme të rënda shëndetësore që ishin pasojë e përdorimit të substancave të palejuara që i injektonte Fuentes.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment