Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: “Nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitët” (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitët" (VIDEO)
Feb 21st 2013, 18:04

deputetiDeputeti britanik, George Galloway është kapur në kamera duke braktisur një debat për shkak se personi që po fliste me të ishte izraelit.

Deputeti i njohur për qëndrimet e tij pro- Palestinës, ishte në një aktivitet në Universitetin e Oksfordit, kur zbuloi se personi me të cilin po fliste ishte izraelit.

Menjëherë ai u largua nga salla, duke thënë: "unë nuk debatoj me izraelitë".

Galloway kishte folur për dhjetë minuta se si Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga West Bank.

Eylon Aslan-Levy, një student i vitit të tretë, u ngjit në podium për t'u përgjigjur, por Galloway e ndërpreu.

"Ti po thua ne. A je izraelit ti?".

"Po, jam," iu përgjigj studenti.

"Unë nuk debatoj me izraelitë," tha deputeti duke u larguar. "Më paskan mashtruar, më vjen keq. Unë nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitë".

Pas tij u largua edhe e shoqja, që ishte në sallë.

Studenti reagoi më pas për mediat, duke thënë se të refuzosh të flasësh me dikë për shkak të kombësisë së tij, është racizëm i pastër dhe një akt i papranueshëm për një deputet.

Galloway, ish- deputet i laburistëve është përjashtuar nga ajo parti dhe ka ndihmuar në krijimin e partisë së majtë Respect. Ai është një oponent i njohur i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se ky është "aparteid".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment