Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta Tema: Në Rusi nisin ethet për të gjetur copat e meteorit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Në Rusi nisin ethet për të gjetur copat e meteorit
Feb 17th 2013, 16:27

meteorRënia e një meteori në një rajon të Rusisë ka nxitur një kërkim për të gjetur copat e tij, që mendohet se vlejnë së paku 10 mijë euro.

Një ditë pasi meteori 40 tonësh tronditi Rusinë, duke plagosur mbi 1200 persona, vendasit kanë nisur të kërkojnë për copëzat e meteorit, që mund të shiten shumë shtrenjtë në treg.

Një biznesmen rus tha se është gati që të paguajë 500 mijë rubla për një copë.

Meteori i shkaktoi dëmet në qytetin rus Chelyabinsk për shkak të valës që shkaktoi zhurma kur meteori theu barrierën e zërit dhe shpërtheu.

Qeveria ka ndaluar disa kërkues thesaresh, duke thënë se copëzat e meteorit u duhen shkencëtarëve.

Steven Spielberg, regjisori i famshëm, është një koleksionist meteorësh.

Vjet në tetor një copë meteor e gjetur në Siberi u shit për 43 mijë dollarë.

NASA thotë se kur meteori hyri në atmosferë, shpërtheu me fuqinë e një bombe bërthamore.

Shkencëtarët thonë se po planifikojnë ndërtimin e një sistemi paralajmërimi për meteorët dhe asteroidët.

Shqetësimi kryesor i mediave ka qenë se përse nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një rrezik të tillë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment