Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: Motra e Ziver Veizit: Ndoc Çardaku i ndërroi edhe këmishën

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Motra e Ziver Veizit: Ndoc Çardaku i ndërroi edhe këmishën
Feb 19th 2013, 17:32

kemishaaaaKëmisha e kuqe me vija të bardha që tregohet në videon e akt-ekspertizës nuk i përket Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë bashkë me 3 demonstruesit e tjerë në 21 Janar. Kështu është shprehur motra e të ndjerit Veizi, Trëndafile Muhameti, e cila për televizionin A1 Report tregon e revoltuar se Veizi nuk mbante veshur një këmishë të tillë atë ditë. Ajo tregon se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrate, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja.

Sipas saj, kjo video është një dëshmi e gjallë e manipulimeve të provave, ndërsa eksperti Ndoc Çardaku duhet të arrestohet.

Ajo është shprehur mjaft e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa kërkon që të hidhet sa më parë dritë mbi të vërtetën e kësaj çështje.

"Kush e vrau Ziverin? Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Komandanti i Gardës apo gardisti? TURP! Drejtësia po zhytet e mbytet në llumin e kohës. "Xhungla" shqiptare kullon gjak e lot. Edhe kafshët e pyllit bashkëpunojnë e veprojnë me ligje të pashkruara. Këtu ekziston ligji, po kur thotë Maliqi. Për këtë u kthye Ziveri nga Greqia. U nis më 17 janar për t’u takuar me njerëzit e tij dhe u kthye më datë 20 janar për të marrë pjesë në protestë. Më 20 janar, ai nuk e dinte që do të vritej në bulevard para derës së kryeministrit. Por ai nuk e dinte që do pushkatohej edhe një herë tjetër nga padrejtësia e gjykatës së urdhëruar, edhe pse i vdekur për qejf të pushtetit me histori të rrallë, edhe në arenën ndërkombëtare… Ne të gjallët, vëllezërit, motrat, fëmijët, fisi, protestuesit e 21 janarit, shokët e tij, nuk jemi të qetë… Zullumet e zullumqarëve janë bërë det, e kështu nuk i lanë as lumë e as përrua. Shpresa dhe durimi kanë mbaruar. "Drejtësia" e di kush e vrau Ziverin, por nuk flet se i ka ikur zëri… Edhe ne e dimë! E njohim… Thuhet këtej nga Labëria: "Borxh pa larë e hak pa marrë nuk ka!"," thotë e motra e Ziverit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment