Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Mirupafshim (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Mirupafshim (FOTO)
Feb 28th 2013, 18:39

Papa Benedikti XVI u largua nga Vatikani duke përshëndetur për herë të fundit si drejtues i Kishës Katolike.

Ai zgjodhi që të largohej nga Vatikani me një helikopter të bardhë në një udhëtim prej 15 minutash për në Castel Gandalfo.

Në mëngjes ai iu drejtua për herë të fundit kardinalëve, duke u bërë thirrje për unitet.

"Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Përjetofshi gjithmonë gëzimin që vjen kur vendosnin Krishtin në qendër të jetëve tuaj," shkroi Benedikti në Twitter përpara largimit.

Edhe pse ai tani tërhiqet nga drejtimi i Kishës Katolike, sërish ka shumë pikëpyetje për vendimin e tij pikërisht në këtë kohë.

Papa pati justifikuar veprimin e tij me lodhjen, por gjithmonë e më shumë përflitet se skandalet që rëndojnë në Kishën Katolike e detyruan të largohet.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment