Pages

Wednesday, February 13, 2013

Gazeta Tema: “Mirë që s’na dënojnë kur themi je si bytha e Berishës”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Mirë që s'na dënojnë kur themi je si bytha e Berishës"
Feb 13th 2013, 17:40

mugabeNë kushtet kur drejtësia në Shqipëri është katandisur në këtë farë feje, së paku duhet të ndjehemi mirë që nuk jemi ende si në Zimbabve.

Aty një person është dënuar me tre muaj burg pasi i kishte thënë një shoku të tij se duket si bytha e Mugabes, presidentit të vendit.

Clemence Zikhali u dënua pasi një gjykatë vendosi se ai kishte shkelur ligjet për fyerjen, duke e quajtur një burrë "bytha e Mugabes".

Zikhali tha se po bënte shaka dhe nuk e kishte me fyerje për presidentin.

Por gjykatësja Sheila Nazombe hodhi poshtë pretendimet.

Zikhali i bëri komentet në një lokal në një qytet të vogël në jug të vendit.

Duke debatuar me një shok, ai me shaka i tha se dukej si prapanica e Mugabes.

Por personi i fyer ishte mbështetës i partisë së Mugabes, Zanu PF dhe e raportoi fyerjen në polici.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment