Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta Tema: Miratohet privatizimi i 4 HEC-eve nga “Kurum”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Miratohet privatizimi i 4 HEC-eve nga "Kurum"
Feb 12th 2013, 15:50

bistricaQeveria ka miratuar privatizimin e katër hidrocentraleve, që tashmë do të kalojnë nën pronësinë e firmës turke "Kurum". Këto privatizime janë kundërshtuar ashpër nga ana e opozitës, e cila thotë se po privatizohen nën koston reale të vlerës së tyre.

Këshilli i Ministrave miratoi ofertat e shoqërisë "Kurum International " sha, si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve, përkatësisht të shoqërisë "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sha dhe shoqërisë HEC Ulëz Shkopet sha, ndërsa ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratat me kandidatin fitues.

Në zbatim të këtyre vendimeve, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nënshkroi me kandidatin fitues shoqërinë "Kurum International" sha, marrëveshjet përkatëse për blerjen e aksioneve të shoqërive "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sha dhe "HEC Ulëz Shkopet" sha.

Në vijim të procedurave, kontratat do të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe organet e tjera përkatëse sipas ligjit dhe së fundi në Parlament“, thuhet në një deklaratë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment