Pages

Monday, February 11, 2013

Gazeta Tema: Ministria e Jashtme: Ja shtetet ku s’mund të udhëtoni të sigurtë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ministria e Jashtme: Ja shtetet ku s'mund të udhëtoni të sigurtë
Feb 11th 2013, 15:24

avionNisur nga situata e fundit me ndalimin e tre shqiptarëve në Jemen, Ministria e Jashtme në faqen e saj zyrtare informon qytetarët e saj lidhur me disa zona të cilat paraqesin rrezikshmëri për të udhëtuar drejt tyre, për shkak të situatës së brendshme.

"Niveli i kërcënimit terrorist është i ndryshëm nga vendi në vend. Ka vende dhe rajone, ku organizatat terroriste janë aktive dhe terroristët kanë mbështetjen e popullatës lokale, ose për shkak të mungesës së masave të sigurisë efektive, aktet terroriste ose rrëmbimet, mund të kryhet relativisht lehtë" sqaron MPJ.

Sipas zyrës së Ministrisë së Jashtme, 8 janë shtetet drejt të cilave nuk udhëtosh i sigurtë: Jemeni, Republika e Kongos, Afganistan, Libi, Nigeri, Mali, Somali dhe Algjeri.

MPJ fuqimisht rekomandon që qyetarët duhet të informohen me kujdes më përpara, për kushtet e destinacionit. Informacioni i MPJ-së, përmban: këshilla udhëtimi, informacion mjekësor, etj. Informacionet janë rishikuar dhe përditësuar rregullisht dhe është informacion i besueshëm.

MPJ këshillon qytetarët e vet qe të marrin në konsideratë informacionet, paralajmërimet rekomandimet, që gjenden në faqen e MPJ-së, ndërsa sjell në vëmëndje se vendimi përfundimtar mbi fillimin e një udhëtimi është përgjegjësi e vet udhëtarit“, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq ende nuk dihet asgjë për fatin e tre shqiptarëve të ndaluar nga autoritetet jemenase në portin e Al Mukalla në Jemen.

Në seancën e fundit gjykata jemenase ka vendosur për boshatisjen e anijes EOS që ishte ngarkuar me 180 tonë municione, por ende nuk ka një njoftim për lirimin e 3 shqiptarëve që akuzohen për trafik armësh.

Prokuroria ka kërkuar shkakrimin e anijes, e ndërsa një pjesë e armatimit do të shkojë drejt ministrisë së mbrojtjes të Jemenit për hetime.

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment