Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: Ministria e Brendshme: Po shpifet për ekspertin Çardaku. Rama është përgjegjës faktik për krimin e 21 janarit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ministria e Brendshme: Po shpifet për ekspertin Çardaku. Rama është përgjegjës faktik për krimin e 21 janarit
Feb 16th 2013, 17:50

21_janari11Ministria e Brendshme ka reaguar pas qëndrimit që ka mbajtur opozita për ekspertin Ndoc Çardaku, që ka manipuluar provat për vrasjen e Ziver Veizit.

Ministria bën me dije se këto janë shpifje.

"I bëjmë me dije opinionit publik se ekspertët e laboratorit shkencor kryen këqyrjet, ekzaminimin dhe administrimin e provave materiale me kërkesë të Prokurorëve të çështjes, në praninë, drejtimin dhe mbikëqyrjen e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së rrethit Tiranë, të cilët nga ana e tyre, pas asistimit hartuan dhe firmosën procesverbalet e sekuestrimit të provës materiale.

Ky procesverbal, si dhe provat materiale të administruara nga prokuroria, janë paraqitur dhe pranuar si prova gjatë procesit të hetimit gjyqësor.

I gjithë procesi i këqyrjes, gjetjes dhe fiksimit të këtyre provave materiale është filmuar dhe dokumentuar me kërkesën e ekspertëve të Laboratorit Shkencor, për t'u administruar si provë nga ana e Prokurorisë dhe ky filmim transparent është i qartë si drita e diellit," thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme, që vlerëson se fajtor për krimet e 21 janarit është kreu i PS.

"Bazuar në moton e tij të vjetër: shpif, shpif se diçka do të mbetet z. Rama, nëpërmjet kasnecit të tij, bëri, edhe më të qartë sot, se Rilindja e socialistëve, nuk është as më shumë dhe as më pak, vetëm tendencë qesharake dhe e pashprese për t' ju kujtuar shqiptarëve kohën e totalitarismit, të Partisë shtet, të Partisë që urdhëron, Partisë gjykatë e  prokurori, që vetë vendos dhe vetë vulos.     

Nëse ka përgjegjës moralë e faktikë për ngjarjet kriminale të 21 janarit, këta janë padyshim kryesocialisti Rama, banditët dhe elementët e inkriminuar në enturazhin e tij të cilët, me urdhër të tij, sulmuan egërsisht institucionet, me ëndrrën e çmendur për marrje të pushtetit me dhunë".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment