Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: Maqedoni, lustrohen kandidatët për zgjedhjet lokale

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Maqedoni, lustrohen kandidatët për zgjedhjet lokale
Feb 16th 2013, 17:38

dosje_981193148Komisioni i Lustrimit në Maqedoni po verifikon të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë.

Komisioni në bazë të ligjit po verifikon dosjet e të gjithë kandidatëve, dhe në rast se ndonjëri do të rezultojë si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën, ai pritet të hiqet nga lista dhe nuk do të ketë të drejtën të garojë për zgjedhjet lokale të 24 marsit, informon agjencia e lajmeve INA.

Nga Komisioni i Lustrimit kanë bërë të ditur sot se do të punojnë gjatë tërë orëve të fundit dhe gjatë ditës së nesërme për të verifikuar listat e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë.

Nga ky komision kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se deri tani asnjë nga kandidatët e listave zgjedhore të partive dhe listave të të pavarurve nuk kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. (INA)

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment