Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: Lajçak i çon sinjal Berishës: S’do bëjmë sehir ndaj qëndrimeve të tua nacionaliste

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Lajçak i çon sinjal Berishës: S'do bëjmë sehir ndaj qëndrimeve të tua nacionaliste
Feb 21st 2013, 16:47

lajcak_miroslav_gestikulacia_09_1Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i ka dërguar një sinjal kryeministrit Sali Berisha, duke folur nga Samiti i Gdanskit.

Ai tha se janë të pakënaqur nga deklaratat e kryeministrit Sali Berisha, që vazhdimisht po flet për bashkimin e shqiptarëve nga pesë shtete në një të vetëm. "Ne e dimë se çfarë kanë sjellë deklarata të tilla në këtë rajon," tha Lajçak.

Ai u shpreh se shumë shpejt do ketë qëndrim të BE.

"Ne nuk mund të rrimë dhe të bëjmë sehir. Sigurisht shumë shpejt do të ketë deklarata publike nga Bashkimi Europian," tha Lajçak.

Lajçak ka qenë i dërguari i Bashkimit Europian për Shqipërinë pas ngjarjeve të rënda të 21 janarit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment