Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: Ksavi: I kemi borxh tifozëve një përmbysje spektakolare

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ksavi: I kemi borxh tifozëve një përmbysje spektakolare
Feb 21st 2013, 16:44

ksaviKsavi Hernandez, një nga figurat më të spikatura të Barcelonës në vitet e fundit, është shfaqur para mediave për të komentuar disfatën e rëndë të pësuar në "San Siro" përballë Milanit. Sipas tij, kjo skuadër nuk ka asnjë justifikim, pasi thjesht ishte paraqitur shumë dobët përballë ekipi italian.

"Goli i parë që pësuam ishte një fatkeqësi. Topi u përplas në dorë dhe kundërshtari e gjuajti në portë. Por në fund të fundit, nuk ishim të rrezikshëm në sulm", pranoi mesfushori katalanas.

"Rezultati nuk është i favorshëm, pasi Milani do të mbyllet edhe më shumë në mbrojtje. Ata ishin spektakolarë në mbrojtje, nuk arritëm të krijonim ndjesinë e rrezikut që krijojmë zakonisht. Nuk ishe një ndeshje e mirë për ne. Por ky brez nuk ka bërë ende asnjë përmbysje historike dhe do të na pëlqente që ta bënim një gjë të tillë. Ia kemi borxh tifozëve. Me pak fjalë, në zhgënjyem në pjesën e dytë dhe tani duhet të japim maksimumin për të evituar eliminimin", ishin fjalët e Ksavit.

"Nëse je i mirë apo i keq duhet ta tregosh çdo ditë dhe këtë nuk e bëmë në ndeshjen kundër Milanit. Në ndeshjen e dytë do të kemi rastet tona për të shënuar dhe duhet t'i shfrytëzojmë, por duhet edhe kujdes, pasi ata kanë kundërsulm të shpejtë, edhe dje vinin me shpejtësi si plumba në fushën e lojës. Ishin dy gola në kundërsulm, ndeshja e ëndrrave për ta", deklaroi mesfushori.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment