Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Kryeministri urdhëroi tre ditë më parë referendum për 3 ligjet, deputetët në rresht

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kryeministri urdhëroi tre ditë më parë referendum për 3 ligjet, deputetët në rresht
Feb 28th 2013, 19:34

Tre ditë më parë kryeministri Sali Berisha paralajmëroi organizimin e një referendumi, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike kanë ligjëruar dëshirën e tij. Më 25 shkurt nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook, kryeministri Berisha  paralajmëroi se do të ndërmerrte një nismë për referendum për miratimin e tre ligjeve, që sipas tij mbajnë peng vendin.

Ndërsa mazhoranca ka firmosur kërkesën, e cila do t'i depozitohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

"Ju falënderoj me shumë mirënjohje për mbështetjen tuaj të fuqishme për miratimin me referendum të tre ligjeve, që kërkohen për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë nga BE-ja dhe që prej muajsh janë bllokuar nga z.Rama. Sot u vendos që këto ditë të dorëzohet në KQZ, me firmën e deputeteve tanë, kërkesa për thirrjen e referendumit për miratimin e tre ligjeve te bllokuara nga z.Rama. Ky është një vendim historik, me te cilin qytetarët shqiptarë do te faktojnë mbështetjen e tyre plebishitare për integrimin e vendit në BE. Ky vendim, është përgjigja më e merituar e sovranit ndaj murit të bllokimit të z.Rama dhe planëve të tij për të bojkotuar parlamentin pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit që vjen, qëndrim që ai mbajti pas zgjedhjeve të vitit 2009", shkruante më 25 shkurt Berisha në Facebook.

Por pavarësisht se do të kalojë në seancën e Kuvendit, nuk do të zhvillohet asnjë referendum gjatë viti 2013. Kështu tha deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, pak orë pasi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri të ditur se kërkesa e PD-së për referendum popullor për miratimin e tre ligjeve, që nuk i voton opozita, ka mbërritur në Kuvend dhe do të hyjë në seancë plenare.

Sipas Xhafajt, "kërkesa për referendum është e panevojshme, për një arsye të thjeshtë: nuk mund të bëhet konform ligjit. Ajo kërkesë është vetëm një hipokrizi, një tallje e Berishës me qytetarët, me ligjin dhe rregullat".

Të enjten paradite, Komisioni i Ligjeve u mblodh vetëm me deputetët e mazhorancës, që miratuan kërkesën për referendum për tre ligjet që kërkojnë votat e 3/5 të deputetëve.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Ilir Rusmali, u shpreh se referendumi është një demokraci e drejtpërdrejtë dhe e vetmja mënyrë për të zhbllokuar votimin e ligjeve.

firmetaret 1

firmetaret 2

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment