Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: Konflikti nga viti ’97, ekzekutohet 50-vjeçari në Shkodër

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Konflikti nga viti '97, ekzekutohet 50-vjeçari në Shkodër
Feb 16th 2013, 16:41

vrasjeNjë vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur "Ura e Thive".

Viktima e kësaj vrasjeje është shtetasi Gjon Gjeka, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të qytetit të Shkodrës, raporton Ora News.

50- vjeçari Gjeka, është vrarë me armë zjarri tip pistoletë në makinën e tij. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së qytetit të Shkodrës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

Po sipas disa burimeve nga policia e Shkodrës, Gjon Gjeka njihej si person problematik dhe ka pasur precedentë penal. Mendohet se shkak i vrasjes së 50-vjeçarit dyshohet të ketë qenë një konflikt i vitit 1997.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment