Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Kokalari i shkruan Fyles: Meta e ka vendin në burg, jo ta prisni në zyrën tuaj

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kokalari i shkruan Fyles: Meta e ka vendin në burg, jo ta prisni në zyrën tuaj
Feb 28th 2013, 17:19

meta fyleAktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i ka shkruar një letër Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, në lidhje me vizitën e fundit të Ilir Metës në Bruksel.

 

"Duke e pritur Ilir Metën, ju i keni dhënë besueshmëri një personi që ndan fajin për "demokracinë" jofunksionale në Shqipëri. Unë supozoj se ju jeni në dijeni të gjyqit të Metës për korrupsion. Por për çdo rast, më poshtë keni një link që ju çon tek videoja ku tregohet Meta duke diskutuar për një ryshfet gjigand, dhe kjo video është përdorur si provë për ta paditur atë. Për fat të keq, Shqipëria ka gjykatësit më të mirë për t'u blerë, dhe Meta e Sali Berisha manipuluan provën për të nxjerrë Metën të pafajshëm. Në këtë mënyrë këta banditë u tallën me konceptin e shtetit të së drejtës në Shqipëri," shkruan Kokalari.

Sipas tij, Meta dhe Berisha janë arsyeja pse Shqipëria është kthyer në kleptokraci.

"Meta dhe Berisha e kanë përdhunuar sistematikisht Shqipërinë dhe më poshtë është një artikull në lidhje me marrëveshjen e ndyrë për Albpetrolin, që është thjesht një shembull nga të fundit për mashtrimet e tyre. Ata janë mashtrues të përkryer, që ju thonë ju pikërisht atë që doni të dëgjoni ju, për të përmbushur objektivat e tyre egoistë. Mos kini asnjë dyshim se ata janë arsyeja kryesore pse Shqipëria është kthyer në një kleptokraci autoritare. Nëse vërtet doni të çoni përpara integrimin e Shqipërisë në BE dhe të bëni diçka të mirë për hir të popullit shqiptar, ju duhet të ndikoni që të largohet nga pushteti Berisha dhe Meta, për të shkuar pas hekurave, aty ku e kanë vendin".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment