Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Kjo ndjekje me makina do hyjë në historinë e kinemasë (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kjo ndjekje me makina do hyjë në historinë e kinemasë (FOTO)
Feb 18th 2013, 17:49

Një ndjekje me makina, që do të hyjë në historinë e kinemasë: në fund më shumë se 100 makina janë të shkatërruara, qindra të tjera duhet të dërgohen për rregullim në servis.

Bëhet fjalë për filmin "Die Hard 5" të Bruce Willis.

Historia është pak a shumë kështu: biri i John McClane është agjent i CIA-s dhe i duhet të merret me një mafioz. Babai vjen për ta ndihmuar në Moskë. Aty bëjnë rrëmujë të gjithë kryeqytetin rus, shpërthime, krisma armësh dhe rekord ndjekje me makina.

Regjisori John Moore është krenar për ekipin e tij: "132 makina nuk do jenë më të përdorshme. Për 518 makina do të duhet shumë punë. Madje disa prej tyre ishin për dreq edhe makina shumë të mira".

Ai thotë se duhet të shkatërronin edhe një Lamborghini.

"Ishte i vërtetë. Më është dhimbsur shumë. Jam një fans i çmendur makinash", tha Moore.

11 milion dollarë ka kushtuar sekuenca e madhe me makina.

Në total ndjekjet me makina kushtuan sa një e teta e buxhetit.

Por paratë nuk janë shumë problem. Vetëm javën e parë në kinematë amerikane filmi fitoi më shumë se 33 milion dollarë.

1

2

3

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment