Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: Keqkuptime në ceremoninë për dëshmorët e SHIK-ut

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Keqkuptime në ceremoninë për dëshmorët e SHIK-ut
Feb 28th 2013, 18:56

Pasi plasi skandalit i kupolës së policisë me të dyshuarin për vrasjen e komisarit, Flamuri vendosi urgjent të sajonte një ngjarje tjetër për të hequr vëmendjen. Gërmoi në historikun e policisë ndonjë gjë për 28 shkurtin, nuk dilte gjë. Pyeti nëpër ministritë e tjera, nuk kish gjë. Edhe Jozi që nuk lë festë pa bërë, nuk i kujtohej.

I dëshpëruar mori Vishon e SHISH dhe e pyeti mos ka ndonjë ngjarje historike më 28 shkurt.

-Si nuk ka, tha Visho. Është ditë e zezë për ne. Na kanë sulmuar ndërtesën e SHIK-ut në Vlorë më 28 shkurt 1997.

-Ou, sa mirë, tha Flamuri. Ça i bie të jetë jubile?

-Jo, jo, është 16 vjetori, por s'ka problem.

-Atëherë u vendos, tha Flamuri. Nesër do zhvarrosim dy oficerët e vrarë dhe t'i varrosim tek Varrezat e Dëshmorëve, që t'ua kujtojmë këtyre komunistëve që nuk kemi vrarë vetëm ne komisarë, por dhe këta.

-Patjetër, tha Visho dhe nisi nga puna.

Ceremonia u la për 28 shkurt paradite tek Shtëpia e Oficerëve që varet nga Ministria e Mbrojtjes. Arben Imami, si i zoti i shtëpisë, duhet të mbante fjalën kryesore.

I tmerruar nga kjo, ai i dërgoi SMS Flamurit se nuk mund të fliste se ishte pa qejf nga grykët.

Atëherë Flamuri vendosi që të flasë Vishoja.

Visho u mërzit dhe i dërgoi SMS se nuk mund të flasë se krijohet konflikt ndërinstitucional.

-Le se po flas vetë, tha Flamuri atëherë.

Ndërkohë që ceremonia po zhvillohej, Vishoja, Flamuri, Ben Imami dhe Doktori ishin rreshtuar para arkivoleve.

Një gazetare e Sandrit, që kishte marrë porosi ta bënte sa më të zgjeruar kronikën, vendosi t'u marrë nga një deklaratë dhe të afërmve dhe qeveritarëve.

-Si e kujtoni atë ditë, iu drejtua të afërmit të njërit prej dëshmorëve.

-Ishte një ditë e zezë, filloi ai. Ishim të shqetësuar se djali ynë kishte ikur në Vlorë me shërbim dhe po dëgjonim se rebelët në jug do rrëmbenin armët. Kur ndodhi sulmi mbi SHIK, djali ynë u vra, por ne e kishim të vështirë të merrnim trupin. Bandat e armatosura me në krye Arben Imamin nuk na lejonin të hynim në Vlorë…

Gazetarja e hoqi mikrofonin e trembur.

-Zotëri, më vjen keq, tha, Arben Imami është ai burri aty në krah të Doktorit.

-Nuk e di moj vajzë kush është ai në krah të Doktorit, po kështu na thoshte Doktori atëherë që na vranë djalin. Është një gjeneral Arben Imami, na thoshte, nuk na e lë ta marrim as të vdekur. Nuk marr vesh nga politika unë.

-Epo do jetë ndonjë tjetër, tha reporterja e re, e cila kish qenë 5 vjeçe në vitin 1997.

Pas kësaj shkoi tek zoti Imami dhe i bëri të njëjtën pyetje.

-Zoti Imami, si e kujtoni atë ditë kur rebelet komunistë vranë këta dy oficerë të SHIK-ut, që siç tha dhe kryeministri Berisha, janë dy heronj të demokracisë.

-Shko pyet Sandrin dhe Frrokun, i tha Beni, se ai dhe Frroku kishte lidhje me Vlorën, unë mbuloja Gjirokastrën dhe Sarandën.

Pas kësaj gazetarja i ra shkurt pasi pa Frrokun aty afër.

-Zoti Çupi, na jepni një opinion tuaj si e kujtoni 28 shkurtin e vitit '97 kur forcat rebele komuniste vranë në Vlorë dy oficerë të SHIK-ut?

Frroku u mendua pak, i hodhi një vështrim çupës së vogël që mbante mikrofonin dhe filloi të flasë.

-Mendoj se ishin ngjarje të rënda, të nxitura nga politikanë të papërgjegjshëm si Edi Rama, të cilët shkaktuan atë tragjedi… Kaq, boll e ke, tha, se tani jam president i TV Agon dhe nuk më lejohet të flas për medie të tjera.

Reporterja shkoi në redaksi dhe raportoi tek Sandri.

-Shef, isha tek ajo ceremonia. Qëllimi për të cilin u nisa, u realizua. Kam tre intervista ku tregohet që edhe këta socialistët kanë vrarë oficerë më 1997.

-Kush del nga këta, pyeti Sandri.

-Po ja Arben Imami, këta…, tha reporterja se nuk i kujtoheshin më emrat.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment