Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta Tema: Këngëtari i Aerosmith: Kam shpenzuar 5 milion USD për kokainë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Këngëtari i Aerosmith: Kam shpenzuar 5 milion USD për kokainë
Feb 23rd 2013, 18:44

stevenÇfarë shpenzimi për kënaqësinë. Këngëtari i Aerosmith, Steven Tyler, 64 vjeç, deklaron se ka harxhuar 5 milion dollarë për konsum kokaine.

Që ky këngëtar i suksesshëm ka pasur edhe një karrierë problematike sa i përket drogës, kjo dihej. Por tani ai është rrëfyer për një televizion australian.

"Të jem realist, unë kam shpenzuar pesë ose gjashtë milion për kokainë. Nuk është dhe aq e rëndësishme, por mund të them se kam thithur gjysmën e Perusë".

Në vitin 1983 ai ishte thuajse i falimentuar. "Shita aeroplanin dhe Porsche-n për drogë dhe alkool," tha ai.

"Më morën fëmijët, më prishën martesën. Ishte përtokë," shton ai.

Pas probleme të shumta shëndetësore, tani ai thotë se u qëndron drogave shumë larg.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment