Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: Kalderon: Murinjo ikën në verë te PSZH

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kalderon: Murinjo ikën në verë te PSZH
Feb 26th 2013, 17:15

mouRamon Kalderon, ish-presidenti i Real Madrid, është i bindur se Zhoze Murinjo do t'i bashkohet Paris Sent Zhërmen në fund të këtij sezoni. Sipas Kalderon, i cili preferoi të mos nënshkruante me Murinjon gjatë kohës kur drejtonte madrilenët, portugezi ka vendosur të ndjekë paratë, dhe jo të kthehet në Angli, siç deklaron shpesh.

"Real Madrid ka një problem serioz me sjelljen e Murinjos. Ne nuk jemi mësuar me një trajner që ankohet për gjyqtarët, UEFA-n dhe dëmtimet. Kjo është diçka që mua nuk më pëlqen. Ne jemi mësuar të flasim për atë që ndodh në fushën e lojës. Me sa duket po largohet dhe me shumë mundësi drejt PSZH. Ai thotë se do të qëndrojë por unë nuk e besoj një gjë të tillë. Gjërat kanë kaluar cakun dhe Real Madrid nuk dëshiron të pranojë më një sjellje të tillë", tha ai, duke akuzuar direkt Florentino Perez si personin përgjegjës për këtë situatë.

"Shumë prej lojtarëve, sidomos ato spanjollë, nuk janë të lumtur me këtë lloj sjellje. Ata nuk janë mësuar me një gjë të tillë, nuk u pëlqen kjo sjellje. Unë kam thënë gjithmonë se ky është faji i Florentino Perez, pasi Zhoze Murinjo nuk po mashtron askënd. Ai nuk ka ndryshuar, gjithmonë është sjellë kështu. Kudo që ka qenë, është sjellë në të njëjtën mënyrë. Kur Perez firmosi me të, e dinte se çfarë po sillte në ekip".

"Kur unë firmosa me Kristiano Ronaldon, po flisja me Horge Mendez që është menaxheri i të dyve dhe ai më fliste vazhdimisht për perspektivën e firmës me Murinjon. Unë mendova të njëjtën gjë që mendoj edhe tani, se në historinë e Real Madrid nuk kemi parë asnjëherë një trajner që vepron si Zhoze Murinjo", deklaroi Kalderon.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment