Pages

Monday, February 11, 2013

Gazeta Tema: Juventusi irriton Sëlltikun, stërvitet te Rejnxhërs

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Juventusi irriton Sëlltikun, stërvitet te Rejnxhërs
Feb 11th 2013, 16:07

juveNdeshja e Ligës së Kampioneve mes Sëlltik Glasgou dhe Juventus, është ndezur para kohe, falë një vendimi të ekipit italian. Bardhezinjtë kanë vendosur që të stërviten në "Marrei Park", stadiumin e rivalëve historikë të Rejnxhërs Glasgou, duke acaruar kundërshtarët të cilëve nuk u ka pëlqyer shumë ky fakt.

"Po stërviten atje? Mund të bëjnë atë që duan", ishte komenti nervoz i Nil Lenon, trajnerit të Sëlltik, që nuk ka arritur të dërgojë dot gjurmuesit e tij në strofullin e rivalëve historikë për të spiunuar skemat e Kontes.

Propozimi në fakt ka ardhur nga vetë skuadra e Rejnxhërs, që ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ekipin italian, me shpresën që këta t'i marrin lavdinë rivalëve të urryer të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Sëlltik të premtojnë një atmosferë edhe më të nxehtë në "Sëlltik Park", për të shpresuar te një fitore ndaj bardhezinjve, por edhe për të bërë të dështojë plani i rivalëve të qytetit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment