Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: Jamarbëri dërgon të bijën të marrë Medaljen e Mirënjohjes nga Nishani për Lëvizjen e Dhjetorit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Jamarbëri dërgon të bijën të marrë Medaljen e Mirënjohjes nga Nishani për Lëvizjen e Dhjetorit
Feb 20th 2013, 19:10

Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi

Dhëndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u dekorua nga presidenti Bujar Nishani me "Medaljen e Mirënjohjes" për rolin e tij në Lëvizjen e Dhjetorit.

Por Malltezi nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Nishani për të marrë medaljen, por ka dërguar të bijën, Sarën, që ka lexuar një tekst të shkurtrë.

Nishani i akordoi zotit Malltezit "Medaljen e Mirënjohjes" me motivacionin: "Për përkushtimin aktiv në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, për veprimtarinë në lartësimin e idealeve të saj dhe për vetëmohimin e treguar në pjesëmarrjen në grevën heroike të urisë në Qytetin Studenti në shkurt 1991, vendimtare në përmbysjen e sistemit diktatorial komunist".

Medalje ka marrë edhe Gramoz Pashko pas vdekjes. Edhe për Pashkon medaljen e mori e bija, që falënderoi presidentin për nderimin.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment