Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta Tema: I bënte foto mjegullës, kap çiftin duke u vetëvrarë (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
I bënte foto mjegullës, kap çiftin duke u vetëvrarë (FOTO)
Feb 28th 2013, 17:52

Ky është momenti kur fotografi i një gazete në Kinë, që po përpiqej të realizonte foton e mjegullës që kishte mbështjellë një urë, në fakt kap momentet kur një çift po kryente vetëvrasje.

"Doja të bëja një foto sepse mjegulla ishte shumë dendur dhe ura shumë e madhe, ndaj dukej sikur ajo po zhdukej në ajër. Ishte si një urë në asgjë.

Të them të drejtën, as nuk e pashë personin e parë duke u hedhur, sepse isha përqendruar tek kamera. Pasi bëra fotot, dikush ulëriti, duke thënë se u hodhën nga ura".

Një zëdhënës i policisë tha se lartësia është rreth 40 metra dhe ata nuk do kenë mbijetuar, edhe pse trupat nuk janë gjetur.

Çifti është identifikuar dhe mendohet se kishin bërë një pakt për vetëvrasje për shkak të problemeve të shumta ekonomike.

Shifrat e vetëvrasjeve mes të rinjve në Kinë janë alarmante. Çdo dy minuta, dikush tenton të vrasë veten.

Rreth 2 milion njerëz tentojnë vetëvrasjen çdo vit. Nga këta 287.000 vdesin.

1

2

3

4

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment