Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: “Honoris Causa” për Thaçin nga universiteti me prapavijë religjioze

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Honoris Causa" për Thaçin nga universiteti me prapavijë religjioze
Feb 25th 2013, 19:45

f1_25honoris1361821006Universiteti me prapavijë religjioze të krishterë, që mban emrin e një njeriu të dënuar nga SHBA, ia ka vënë dorëzat dhe kostumin kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta nderuar.

Në fundjavë, kryeministri Thaçi e ka marrë çmimin "Doctoris Honoris Causa", nga Universiteti Sun Moon në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.

Ky universitet është krijuar dhe mban emrin e liderit të Kishës së Bashkimit, Sun Myung Moon, një sekt i krishterë i formuar në vitin 1954.

Sun Moon, besonte se është një Mesiah, dhe pasuesit e tij besojnë se Jezu Krishti i ishte shfaqur më 17 prill 1935 dhe i ishte lutur që ta përfundonte misionin që ai nuk kishte mundur, si pasojë e kryqëzimit.

Pas një periudhe lutjesh dhe meditimesh, Sun Myung Moon, thuhet se e pranoi misionin.

Ai provoi ndërkohë ta shtrijë ndikimin e tij edhe në SHBA, përkatësisht në New York ku hapi kisha të besimit të tij të ri. Por, në vitin 1982 ai u dënua për konspiracion dhe deklarim të rrejshëm të taksave federale, dhe u dënua me 18 vjet burgim e 15.000 euro gjobë. Ai vuajti 13 muaj burg./KD

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment