Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: Hipoteza mbi një status ministri

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Hipoteza mbi një status ministri
Feb 19th 2013, 16:58

 

 Ilir Metaj

ilir metaj vlore

 

Ministri  Halimi, i kushton një status Fb-je problemit te gjakmarrjes !  Z. Halimi është Ministër  i Drejtësisë. Ai flet me ne fund për gjakmarrjen… ne Fb! Por, le te mos e paragjykojme. Te shohim cfare shkruan:

"Dje me shkruante një miku im ne Fb, Agimi, dhe me pyeste për zgjidhjen sesi do te mund te votonin ata persona qe ishin te ngujuar për shkak te gjakmarrjes.
Kjo është një ceshtje vërtet e rëndësishme e cila i takon për ta zgjidhur Institucioneve te tjera te shtetit, por problemi qe ai shtron është i madh".

Meqe ne pamje te pare duket një formulim bosh, unë nxitem te lexoj pas rreshtave, se ndonjë ide duhet te fshihet aty  pranë. Ne fund te fundit është status i Ministrit te Drejtësisë e, si  i tille, meriton pak kohe analize.

Se pari, e kuptojmë njëherë qe ky  problem  nuk ka  gjetur ende zgjidhje, por vihem ne dileme për arsyen pse… Gjë, qe me shtyn te ngre disa hipoteza te renditura si me poshtë:

a-      Miku Agim, vetëm dje ja shtiu ne mendje ministrit ketë problem

b-      Ministri e ka vrare mendjen edhe me pare, por thjesht nuk ka gjetur ende zgjidhjen

c-       Ministri nuk ka pune këtu se, siç thekson ai, kjo heshtje u takon institucioneve te tjera te shtetit te cilat mesa duket janë te paafta për ta zgjidhur

d-      Problemi qe shtron miku Agim është me i madh se ç'duhet për ministrin e vogël

e-      Për gjakmarrjen kujtohen vetëm  kur bëjnë llogarite e votave

Meçe analiza me shume hipoteza është gjithmonë interesante, motivohem te lexoj me tej statusin ne Fb:
"…Gjakmarrja, ky fenomen unikal ne Evrope, është sjellja me absurde ne një shoqëri te civilizuar. Kam qene gati fëmije, kur kam lexuar “Prillin e thyer” te Kadaresë, dhe jam përlotur por dhe aq tronditur me historinë e Gjorgut."

Tani situata behet me e qarte me mua, sepse, pa  vështirësi, këtij paragrafi i korrespondoj vetëm tre hipoteza, nga te cilat njëra është me siguri e sakta :

a-      Ministri është tepër avangardë  ne dijet qe zotëron, përderisa informon publikun  se, ndonëse ata mund te mos e dine ende, "ky fenomen është absurd ne një shoqëri te civilizuar".

b-      Ministri ka qene një gati-fëmije i ndjeshëm qe përlotej e tronditej lehte…

c-       Ministri ka memorie relativisht te forte (mban mend emrin Gjorg)

 

 

 

Meqe analiza vazhdon te mbaje gjalle interesin tim, vijoj me paragrafin tjetër:


"…Dhe  sa te tjerë si Gjorgu duhet te jene te përfshire ne historinë e një tradite te pakuptimte  dhe ne mungese totalisht te sundimit te ligjit dhe shtetit.
Historia e lindjes se saj, është e lidhur ngushte sa me mungesën e rregullave dhe shtetit dhe ligjit aq me ata qe e inkurajonin atë. Madje nëse nuk kryeje gjakmarrjen te gjithë te përçmonin, ashtu si Gjorgun, tek i shërbenin kafen nen dore".

Aha, tani, referuar "Prillit te thyer" te Kadaresë, me siguri është njëra nga tre me poshtë:

a-      Ministri  pranon qe kjo tradite e pakuptimte ekziston vetëm kur ka mungese totale te sundimit te ligjit e te shtetit (çdo ngjashmëri me ditët e sotme është tërësisht rastësore)

b-      Ministri  guximtar di si lind gjakmarrja (mungese e rregullave te shtetit), di si mbijeton gjakmarrja (mungesa e sundimit te ligjit), por nuk di si mund ta ndaloje…ministri i shtetit te sundimit te ligjit…(Këtu hutohem pak: a duhet te qëndroje kjo hipoteze?! Fundja po e le sa për numrin 3)

c-       Gjorgu vazhdon te jete makthi i ëndrrave te ministrit

Paksa i turbulluar nga hipoteza(b), vijoj tani, jo aq entuziast,(po pse dreqin me vajti ne mend hipoteza b…) paragrafin tjetër:
"…Inkurajimi i këtij fenomeni makaber edhe nga vete shoqëria, solli një situate absurde ne ketë vend.
Tashme është koha te presim me gersheret e ligjit ketë fenomen, te ndërpresim inkurajimin, dhe për me tepër te ndershkojme ashpër ata qe përdorin institutin e gjakmarrjes për te marre jete te tjera njerëzish."

Epo, tani nuk mund te jete me gabimi im. Qetësohem dhe përpiqem te marr veten nga pika (b) me sipër (qe prapë mendoj se është gabim i imi). Marr zemër dhe vendos ne inat e sipër se nuk mund te jete gabimi i im nëse Ministri  flet sipas teorisë  "c'me duhet mua se ç'them unë", sepse urdhëro hipotezat e mija për ketë paragraf :

a-      "Ky fenomen makaber solli një situate absurde ne vend" (d.m.th se fundmi…shto dhe faktin qe ai vazhdon te jete i tronditur nga Gjorgu…)

b-      Gersheret e ligjit kane qene te ndryshkura gjate viteve te mëparshëm

c-       Nuk ka qene sezoni i gersheres se ligjit dhe vetëm tashme është koha "për ndërprerjen e inkurajimit"

d-      Gërshëra e ligjit  vazhdon te jete ne dore te Maliqit

 

Pasi e fitoj sigurinë dhe analiza behet serish interesante, e kam te lehte ta përmbyll duke vijuar leximin:
"Unë gjykoj se një person i cili vret duke përdorur institutin e gjakmarrjes nuk duhet te dënohet me pak se 40 vjet deri ne burgim te përjetshëm".

Këtu hipotezat me bëhen varg numerik qe nuk arrij ta ndal dot:

-Po pse 40 vjet ?

-Po sa?

-50 !

-Po pse 50 ?

-Po sa ?

-55 !….

"Ne do ta ndryshojmë ketë situate, sepse ne Jemi ndryshimi..Përpara.."

 

Eduard ( jo Cullen i Twilight)

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment