Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: Harito i përgjigjet Bregut: Të na thoshin para 22 vitesh se do kishim këtë qeverisje, do na dukej makth

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Harito i përgjigjet Bregut: Të na thoshin para 22 vitesh se do kishim këtë qeverisje, do na dukej makth
Feb 19th 2013, 17:41

(u39u)18 shkurt MilenaMilena Harito, anëtare e grupit të punës për programin në PS, i është përgjigjur deklaratave të ministres së Integrimit, që po akuzon opozitën se ka bllokuar integrimin e vendit.

"Keqardhje për prononcimin e zonjës ministre të integrimit. Nga që nuk di me ç’të thotë për dështimet dhe për rrënimin e vazhdueshëm të vendit, qeveria ngutet të flasë për 20 shkurtin që në 19 shkurt. Ose kaq keq e kanë humbur busullën në rrugën e ikjes qeveritarët tanë, sa nuk dinë me as çfarë date është në Shqipëri. Por në fakt qeveria u ngut të kapet sot pas fantazmës së Enver Hoxhës, sepse nuk mbahet dot më në këmbë. Dhe përdori 20 shkurtin me ngut për të kërcënuar e fajësuar opozitën.

Ajo çka shqiptarët sot kërkojnë është punësim real, ndërkohë që në 4 vitet e fundit qeveria e Sali Berishës ka mbyllur zyrtarisht 52 mijë vende pune dhe në Shqipëri janë më shumë se 1 milionë të papunë.

Shqiptarët sot kërkojnë taksim të ndershëm, ku ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak, ndërkohë që ata fitojnë më shumë të kontribuojnë më shumë për shoqërinë. Ndërkohë që qeveria e Sali Berishës ka vendosur taksën e sheshtë, që detyron infermieren të paguajë më shumë se Ministri i Shëndetësisë dhe policin më shumë se Ministri i Brendshëm," tha Harito.

Zyrtarja e PS tha se nëse përpara 22 vitesh, do e kishin ditur se do ishte kjo qeverisje në pushtet tani, do ishin tmerruar.

"Shqiptarët sot kërkojnë shërbime sipas nevojës, jo sipas xhepit. Ndërkohë që qeveria u thotë nëse nuk keni lekë mos u sëmurni dhe as mos ëndërroni t'i çoni fëmijët në shkollë.

Një gjë është e sigurt. Në qoftë se ne, gjeneratës së lëvizjes demokratike që çoi edhe në rrëzimin e monumentit të diktatorit do të na e thoshte dikush se pas 22 vjetësh do të kishim këtë qeveri; këtë kriminalitet në rrugë, këto shërbime në spitale e shkolla dhe sojin më të keq të komunistit do ta kishim për kryeministër, realiteti i sotëm do të na dukej një makth.

Por fatkeqësisht, kjo e keqe është para syve tanë. Fatmirësisht, në 23 qershor shqiptarët do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe me votë do sjellin Rilindjen që të gjithë duam," tha Harito.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment