Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: George Clooney: Lobi serb është shumë i dobët në SHBA, gjithçka dëgjojmë vjen nga lobi shqiptar

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
George Clooney: Lobi serb është shumë i dobët në SHBA, gjithçka dëgjojmë vjen nga lobi shqiptar
Feb 19th 2013, 18:32

george_clooney_01Mediat serbe kanë nisur një garë për të treguar se emrat më të njohur të Hollivudit janë përkrahës të kauzës së tyre, raporton BIRN.

Sipas kësaj agjencie, mediat kanë nisur të rreshtojnë aktorët e mëdhenj, që janë përkrahës të Serbisë, kundër Kosovës.

Përveç Tom Hanks, Vecernje Novosti thotë se edhe aktori Sean Connery është kundër pavarësisë së Kosovës. BIRN shkruan se kjo duket diçka e çuditshme për shkak se Kosova duhet të mos ketë diçka që Skocisë i mungon.

"Gjatë historisë, Skocia ka pasur më shumë arsye për të marrë pavarësinë se Kosova, por nuk i është lejuar," raportohet të ketë thënë aktori.

Vecernje Novosti shkruan se edhe De Niro është përkrahës i serbëve. Ai madje e ka quajtur vajzën e tij Drena, sipas romanit "Ura mbi lumin Drin," të shkrimtarit serb, Ivo Andriç.

Por Vecernje Novosti citon aktorin George Clooney të ketë thënë se nuk u është dhënë mundësia që të dëgjojnë palën serbe për rastin e Kosovës.

"Lobi serb është shumë i dobët në SHBA dhe gjithçka dëgjojmë ose lexojmë vjen nga lobi dhe lobistët shqiptarë," raportohet të ketë thënë Clooney.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment