Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: Ftohen marrëdhëniet LSI-PDIU, bie zjarri i LSI-së për çështjen çame

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ftohen marrëdhëniet LSI-PDIU, bie zjarri i LSI-së për çështjen çame
Feb 20th 2013, 17:32

meta_idriziKomisioni i Jashtëm i Kuvendit të Shqipërisë ka nisur  shqyrtimin e rezolutës çame, dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.

Kur u dorëzua kjo rezolutë, marrëdhëniet mes LSI-së dhe PDIU-së ishin mjaft të ngrohta dhe në media qarkullonin zëra për një koalicion parazgjedhor të këtyre dy partive. Madje në Konventën e LSI-së, çështja çame zuri një vend prominent, ndërkohë që ministri Edmond Panariti (i LSI-së) u bë i pari ministër shqiptar në më shumë se një dekadë që përmendi çështjen çame në takim me një ministër grek.

Ndërsa sot nuk dëgjuam ndonjë deklaratë të ndonjë deputeti të LSI-së rreth rezolutës çame. Dëgjuam dje Ilir Metën që tha se një koalicion parazgjedhor me PBDNJ-në është shumë i mundshëm. Dhe Dulja e Idrizi si zor mund të futen në të njëjtin koalicion…

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2013/02/20/shenim-ftohen-marredheniet-lsi-pbdiu-bie-zjarri-i-lsi-se-per-ceshtjen-came

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment