Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta Tema: “Francezët janë dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Francezët janë dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë"
Feb 21st 2013, 17:05

fabrikaNjë miliarder amerikan ka refuzuar që të shpëtojë një fabrikë gomash në veri të Francës, për shkak se punonjësit janë "dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë".

Maurice Taylor, pronar i gjigandit Titan, tha se nuk do të shpëtojë nga mbyllja duke e blerë një fabrikë të GoodYear. Mbyllja e fabrikës do të sillte humbjen e 1.170 vendeve të punës.

Por ministri i Industrisë në Francë, Arnaud Montebourg është përgjigjur duke thënë se ai ka një injorancë totale për Francën.

Sipas tij, në Francë janë 20 mijë firma të huaja, që punësojnë 2 milion njerëz.

"E kam vizituar fabrikën disa herë. Punonjësit paguhen shumë dhe punojnë vetëm tre orë. Marrin nga një orë pushim për të ngrënë dhe për tu relaksuar. Pastaj flasin për tre orë. Kur u thashë sindikatave këtë gjë, më thanë se ky është stili francez," është shprehur Taylor.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment