Pages

Sunday, February 17, 2013

Gazeta Tema: FOTO LAJM/ Blendi Fevziu hap thesin përsëri

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
FOTO LAJM/ Blendi Fevziu hap thesin përsëri
Feb 17th 2013, 17:39

blendiGazetari beniamin i çdo partie politike që qeveris këtë vend, shpesh është kthyer edhe në objekt anekdotash në shoqërinë e gazetarëve jo vetëm në Tiranë. Blendi Fevziu e ka shumë të vështirë të kalkulojë mashtrimet dhe mufkat që këput herë pas here pasi kërkon të shfaqet si aristokrat apo si dikushi që planeti dhe ngjarjet i vërtiten rreth vetes. Dje në profilin e tij në faqen Facebook ka postuar një foto ku shkruan:

 

"Kjo foto është e prill- majit 1981. Bashkë me tim atë (majtas) dhe poetin Xhevahir Spahiu (djathtas) po udhëtoja për Vlorë. Gjithë rrugës mbaj mend që ata flisnin për demonstratat e studentëve në Kosovë. Dhe ishin kaq të preokupuar për dhunën serbe. Po e postoj këtë foto për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në respekt të gjithë atyre që u solidarizuan me gjithë ç’mundën me dhimbjen dhe perpjekjet e shqiptarëve të Kosoves, për të qenë sot, këtu ku jane! Blendi Fevziu!"

Sa për informacion: Blendi Fevziu zyrtarisht sipas regjistrit kombëtar të gjendjes civile ka lindur në Tiranë (Lushnje) më 18 maj 1969. Demonstrata e Kosovës dihen botërisht që u organizuan më 1981. Me një shikim dhe vlerësim të përafërt duke parë Fevzon në foto duket që është një vocërrak rreth 5-6 vjeç. Fotografia duhet të jetë e vitit 1975. Edhe sikur foto të jetë e vitit 1981 siç pretendon Fevzo, kemi të bëjmë me një Blendi që duhet të ishte 12 vjeç.

Kush gënjen në këtë rast: Xhevairi, Hektori apo Fevzo???

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment