Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: Flamuri, i shqetësuar nga dorëheqja e kryeministrit bullgar

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Flamuri, i shqetësuar nga dorëheqja e kryeministrit bullgar
Feb 20th 2013, 19:18

Lajmi se kryeministri bullgar dha dorëheqje nga detyra vetëm për shkak të protestave kundër CEZ, Flamurit i dukej i pabesueshëm. E pa në titrat e televizioneve në zyrë dhe nuk u besonte syve. I bëri telefon Doktorit ta testonte nëse ishte i mërzitur apo jo, dhe iu duk normal. Atëherë i kërkoi t'i shkonte në zyrë.

Edhe Doktori po ashtu po shikonte lajmet për dorëheqjen.

-Pse e bëri këtë ky, i tha Flamuri. Ky dukej i fortë kur erdhi këtu. Kishte qenë dhe bodigard?

-Shiko Flamur. Këta bodigardët janë frikacakë. Më ka bërë vaki dhe mua. Këta që mbahen për të fortë, janë frikacakë në fakt. Po panë turma, protesta, ikin. Jo, ikin këta. Më ka ndodhë mue. Më kanë lenë vetëm sa dëgjojnë krismën e parë. Shiko, nuk bëjnë këta për kryeministra.

-Kam frikë mos marrin zemër dhe njerëzit këtu e ngrihen në protesta, tha Flamuri. Na prishi shumë punë.

-Jo Flamur. Këtu ka rregulla. Shiko, Bullgaria Flamur, dëgjo, ia kam pasë thënë dikur dhe Zhelevit, ta them unë ty, bullgarët janë dizastër për politikë. Zhelevi ishte presidenti më i mirë i tyre, shkon jep dorëheqje nga partia pas katër vitesh dhe e lanë rrugëve pa punë. I thashë ke ba shumë gabim. Jo, tha, desha të jap shembull ndryshimi. Ke ba gabim, i thashë, se ja vjen tjetri dhe të zë vendin. Prej atëherë ata Flamur s'kanë bë hajër. Pesë presidentë i ka ndërru, parti e Zhelevit u shkri fare, ja ku doli ky bodigardi tani… shiko, është skandal. Nuk dinë me ba politikë. Pushka e parë që bie, japin dorëheqje.

-Po unë mendova se ky është ndryshe ngaqë ka qenë bodigard, tha Flamuri. Se ky është njësoj sikur të bëhet Gon Koliqi kryeministër pas teje.

-Shiko…, nejse, dakord…, shiko, ata nuk dinë me ba politikë. Jo, nuk dinë. I njoh unë bullgarët. Shiko, ata dorëzohen nga protestat. Dhe një herë tjetër u kanë hy njerëzit me tenxhere në parlament. I thashë atëherë ambasadorit bullgar: Mor zotëri, i thashë, a keni rregullore bulevardi, rregullore lulishteje, rregullore parlamenti, si i lejoni të hyjnë me tenxhere brenda, po sikur tenxheret të ishin bomba surprizë, apo çadrat pistoletë…? Ngeli, nuk dinte ç'të thoshte… Jo, janë të dobët ata. Ja si u katandisën.

-A të marrim ndonjë masë ne Doktor, se mos ka ndonjë lëvizje?

-Patjetër duhet me marrë.  Njëherë duhet me shpërnda urgjent në bazë, me çu njerëz urgjent në Kukës, Laç, Mamurras, Shkodër, Tropojë, e me u thanë deri në zgjedhje s'keni me pagu asnjë lek, nuk keni pse mërziteni. Pastaj fol me Sahitin e duhet me çu ekipe speciale në Vlorë, Gjirokastër, Fier Lushnjë, dhe Njësinë nr. 5 në Tiranë me shtu faturat dhe me u marrë lekët një më një dhe për pjesën tjetër. Po deshën, le të reagojnë pastaj se e dinë vetë ata.

-Dakord Doktor, ketë kisha parasysh dhe unë. Të qetësojmë këta tanët, se këta nuk durojnë dot fare tek faturat, se këta socialistët si më të bindur janë.

-Shumë mirë. Ah, prit se harrova. Duhet me ba kujdes me u sqaru policëve se ajo që ka ndodhur në Bullgari është e dënueshme nga Evropa, që qeveria të lërë në mes të rrugës policinë dhe të japë dorëheqje. Bëni takime me policët dhe shpjegojuani që Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër qeverinë bullgare që ka dhënë dorëheqje, pasi ka lënë policinë në mes të rrugës dhe në mëshirë të fatit, duke vepruar me kokë të saj ndaj qytetarëve. Kjo nuk do përsëritet kurrë në Shqipëri, u thuaj, pasi ne nuk shkelim kurrë parimet evropiane të mbrojtjes së institucioneve me jetë.

-Dakord, tha Flamuri. Të gjitha këto nuk i them dot se s'i mbaj mend kaq bukur sa i thua ti, por do t'u them që Perëndimi dënon qeverinë dhe qytetarët bullgarë dhe është në anën e policisë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment