Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Familjarët e viktimave të Gërdecit: Policia nuk na lejoi të bëjmë protestë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Familjarët e viktimave të Gërdecit: Policia nuk na lejoi të bëjmë protestë
Feb 18th 2013, 16:45

Albania Explosion TrialFamiljarët e viktimave të Gërdecit kanë deklaruar se Policia e Tiranës nuk i ka lejuar ata që të bëjnë protestë përpara Prokurorisë së Përgjithshme pas vendimit të marrë për ngjarjet e 15 marsit.

Në njoftimin e familjarëve, ata bëjnë me dije se kanë depozituar një kërkesë për protestë, ku do ishin të pranishëm së paku 20- 50 persona.

Personi përgjegjës për protestën që do organizohej të martën, datë nëntë shkurt, do ishte Feruzan Durdaj, kryetar i shoqatës së "Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në Gërdec".

"Sot më datë 18 shkurt, përgjatë të gjithë ditës Drejtoria e qarkut Tiranë, refuzoi të marrë në dorëzim kërkesën e Shoqatës së Familjarëve të viktimave të Gërdecit. Kërkesa për një datë tjetër do të tentohet nga shoqata të dorëzohet ditën e nesërme. Akti i mospranimit është i paprecedent dhe tenton të dekurajojë qytetarët e lirë që të tubohen për kërkesat e tyre të ligjshme," thuhet në një njoftim të shoqatës së familjarëve të viktimave të Gërdecit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment