Pages

Wednesday, February 13, 2013

Gazeta Tema: Familjarët e viktimave të Gërdecit reagojnë pas lirimit të Delijorgjit: Këtu te ne s’ka më vlerë jeta

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Familjarët e viktimave të Gërdecit reagojnë pas lirimit të Delijorgjit: Këtu te ne s'ka më vlerë jeta
Feb 13th 2013, 17:21

Albania Explosion TrialFamiljarët e viktimave të Gërdecit kanë reaguar të revoltuar pas lajmit se Gjykata e Apelit ka vendosur që të lehtësojë nga dënimi pesë të akuzuarit kryesorë. Edhe pse dënimi i Gjykatës së Faktit ishte qesharak, Apeli ka vendosur që të lehtësojë më shumë ata, madje Mihal Delijorgji do jetë i lirë që tani. Dhe si për t'i vënë kapak këtij turpi, familjarët druhen se edhe këto pak vite burg, ata nuk do i kalojnë në qeli. Në këto kushte familjarët apelojnë shqiptarët se në këtë vend tanimë nuk ka vlerë jeta.

DEKLARATA

"Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit deklarojnë se e kanë jetuar me indinjatë të thellë të gjithë atmosferën që pararendi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe me dhimbje e mosbesim dispozitivin që përcaktoi dënimet e zbutura për fajtorët e tragjedisë që simbolizon momentin më korruptiv të shtetit.

Gjykata e Apelit sot ishte e rrethuar me mbi 100 efektivë të policisë të cilët patën vullnetin dhe kujdesin të na kontrollonin imtësisht përpara se të futeshim në sallën e gjyqit. Kontrolli ishte i rreptë dhe serioz por ndaj personave të gabuar, viktimat e vërteta të kësaj ngjarje të kobshme. Viktimat e vërteta pasi kaluan kontrollin serioz e një shteti që nuk ekziston nuk mundën të dëgjonin vendimin e gjykatës në kushtet normale për shkak se ngelën jashtë dyerve të sallës ku u mor ky vendim.

Situata vazhdoi të ishte jonormale për gjatë gjithë kohës që kryetari i Gjykatës së Apelit dhe Kryesuesi i trupës gjykuese lexonte dispozitivin e vendimit. Më pas, pavarësisht si ishim prezent morëm vesh nga mediat se fajtorët e këtij shpërthimi ishin shpërblyer me ulje të dënimeve deri në masën 30%.

Pamundësia për të pasur drejtësi na bën që t'i drejtohemi opinionit publik duke e lajmëruar për rrezikun e vërtetë për ta, fëmijët e tyre dhe njerëzit më të dashur. Fakt është që korrupsioni shtetëror dhe privat na vrau në mes të ditës. Fakt është që drejtësia shqiptare krijoi çdo kusht që fajtorët të mos merrnin dënimin e merituar. Fakt është gjithashtu që ende opinioni publik ka dilemën nëse fajtorët megjithëse të dënuar në masë qesharake do t'i drejtohen ose jo qelive të burgut. Është e dhimbshme që pas 5 vjetësh rropatjesh në dyert e drejtësisë kemi zbuluar vetëm se jeta vlen shumë pak për viktimat dhe është biznes shumë i mirë për të ashtuquajturin sistem të drejtësisë shqiptare".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment