Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: Eksperti bullgar: Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Eksperti bullgar: Taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim
Feb 25th 2013, 19:33

(u39u)Beqaj PetkovNë procesin e hartimit të programit elektoral, Partia Socialiste ka kërkuar ndihmë edhe nga bashkëpunëtorë të vendeve të tjera, kryesisht nga ato vende që kanë karakteristika të ngjashme me Shqipërinë. Njëri prej këtyre bashkëpunëtorëve ka qenë edhe profesori bullgar i ekonomisë, Krastyo Petkov, i cili ka qenë në Tiranë, ku ka diskutuar nga afër me anëtarët e grupit të punës për Programin në PS, në lidhje me reformën në sistemin e taksave. Profesori Petkov është studiues i taksës progresive dhe e mbështet vendosjen e saj.

Në një bashkëbisedim të organizuar me gazetarët shqiptarë, Petkov ka deklaruar se përvoja e mjaft vendeve europiane, por edhe botërore, ka treguar se taksa e sheshtë nuk ka sjellë asnjë përfitim për vendet që e futën këtë sistem dhe se këto vende po fusin tashmë taksimin progresiv.

"Nuk ka realisht asnjë vend që udhëheq dhe është i zhvilluar dhe që ka atë që ne e quajmë ekonomi të mirëfilltë tregu që ka futur sistemin e taksës së sheshtë. Edhe në SHBA në fushatën e mëparshme kur presidentit Obama ju bë një pyetje a do ta fusnit taksën e sheshtë ai ju përgjigj gazetarit: Ju lutem mos më bëni pyetje jo serioze", është shprehur profesori bullgar.

Duke folur për përvojën bullgare, si një nga vendet që nuk ka pasur arritjet që priteshin nga taksa e sheshtë ai ka theksuar: "Edhe pas 5 vjetësh të futjes së taksës së sheshtë nuk patëm rezultate bindëse, të cilat të tregonin se kishim pasur diçka pozitive nga ky sistem taksimi. Të ardhurat e buxhetit u ulën, në vend që të rriteshin. E në fakt edhe zona gri e ekonomisë, ajo që quajmë ekonomia gri u rrit dhe ne jemi të parët në Bashkimin Europian për përqindjen e kësaj ekonomie që shkon në 35%".

Profesori Petkov ka thënë se nisur nga kjo situatë e krijuar me atë që mund të konsiderohet si dështim i taksimit të sheshtë edhe institucionet financiare ndërkombëtare janë duke u kërkuar vendeve të Europës lindor rikthimin në taksimin progresiv. "Një tregues përfundimtar që na çon tek kjo që po themi është gjithashtu edhe zhvendosja në pozicion e FMN-së dhe e Bankës Botërore, të cilat duke parë rezultatet pas 2006-2007 thanë ju lutem ktheheni tek sistemi tatimi progresiv. Dhe kjo ndodhi për arsye tërësisht të pastra pragmatike, sepse aplikimi i kësaj takse të sheshtë nuk solli një rritje apo përmirësim në sistemin fiskal apo në buxhet. E në fakt kjo është arsyeja pse në vitin e kaluar FMN-ja ka qenë e angazhuar në negociata mjaft të forta me Rumaninë dhe me Hungarinë, të cilat kërkojnë hua masive dhe kushti kryesor ka qenë ndryshoni sistemin tatimor", tha Petkov. Duke ju rikthyer realitetit shqiptar, profesori bullgar ka shprehur mendimin se efektet pozitive të taksimit progresiv do të duken shumë shpejt. "Për sa i përket të ardhurave të buxhetit të jeni të sigurt që në momentin që PS do fillojë ta zbatojë këtë skemë atëherë do të kemi rezultate pozitive brenda një kohe të shkurtër. Nuk po flas për rezultate të menjëhershme, por janë rezultate të cilat do të jenë pozitive dhe kjo nga pikëpamje e pastër fiskale", ka siguruar profesori i ekonomisë.

Petkov në periudhën 2001-2005 ka qenë edhe deputet në parlamentin bullgar.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment